Nga Tahire Gashi: Viti i ri shkollor – fëmijët me aftësi të kufizuara ballafaqohen me shumë sfida

- Advertisement -

Deri sa procesi mësimor ka filluar fëmijët me aftësi të kufizuara ballafaqohen me shumë sfida.

- paragrafi 1 -

📍Sfidat e fëmijëve me autizëm në shkollat tona !

- Advertisement -

Me fillimin e vitit të ri shkollor, entuziazmi për mësim e rikthim në bankat shkollore është i madh. Por, për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, ky moment shpesh shoqërohet me sfida të shumta që e bëjnë procesin mësimor më të ndërlikuar.

Disa nga vështirësitë kryesore që shoh çdo ditë janë:

– Mungesa e mjeteve vizuale dhe materialeve ndihmëse.

- Advertisement -

– Fletore dhe libra ushtrimorë të papërshtatur për nevojat e fëmijëve me autizëm.

– Numri i vogël i asistentëve në klasa.

– Mungesa e psikologëve dhe profesionistëve të tjerë mbështetës.

– Mungesa e trajnimeve specifike për mësimdhënësit.

– Mungesa e një ekipi adekuat për vlerësimin e nevojave arsimore të fëmijëve me autizëm.

– Plane individuale arsimore që shpesh mbeten të përgjithshme dhe jo të konkretizuara sipas potencialeve dhe vështirësive të fëmijës.

-Mungesa e transportit për në shkollë!

👉 Përfshirja e vërtetë kërkon më shumë se pranimin në një klasë. Ajo kërkon mjete, plane të mirëfillta dhe profesionistë të trajnuar që të udhëheqin fëmijët drejt zhvillimit të plotë.

Po ashtu shkelja e të drejtave të këtyre femijëve nga vetë zyrtarët përgjegjës nga Drejtoria e Arsimit e Stafit të shkollave shqetësuese.!