Nga Shyqëri Obërtinca: Puna e policisë nuk është bastisja e nxënësve nëpër klasa

- Advertisement -

Autor: Shyqëri Obërtinca

- paragrafi 1 -

Dhuna në shkollat e Kosovës

- Advertisement -

Te nderuar, kolege, mesimdhenes, prinder dhe ju perfaqesues te institucioneve edukative-arsimore (perfaqesues të: MASHT-it, DKA-ve, PK-se OJQ-ve etj.), jam shumë i shqetsuar me pamjet dhe gjetjet nga bastisja e shkolave në Ferizaj.

Të nderuar kolegë apeloj tek ju që ti kryeni me përkushtim dhe përgjegjësi obligimet dhe detyrat edukativo-arsimore, bashkpunoni me kolegë, me nxënës me prindër, me komunitetin dhe me profesionist tjerë. Puna e policisë nuk është bastisja e nxënësve nëpër klasa për parandalimin e incidenteve brenda shkollës, është punë ekskluzivisht e jona.

Punët i kemi të ndara, dihen punët e shkollës, punët e qendrave sociale, shërbimeve sprovuese, policisë së komunitetit, njësitit të hetuesisë,gjyqësisë dhe organeve tjera.

- Advertisement -

Prandaj edhe njëhere apeloj që mos ti ngatërrojmë punët, se çfar masash duhet të ndërmirren për eleminimin e dukurive negative dhe zvogëlimin e delikuencës së të miturve më së miri e dijmë ne edukatorët.

Si (ish) mësimdhënës dhe drejtor shkollash ju rekomandoj qe:

1. Ne shkolla te ktheni, psikologet, pedagoget, punetoret social dhe profesionistet tjere (pse jo dhe psikiatrit, jemi shoqeri e dal nga lufta dhe në tranzicion)

2. Shkolla për fëmijët delekuent të hartoj programe të veçanta edukimi.

3. Bashkëpunimi i shkollave me MASHT, DKA-, PK, Qendrat për pune sociale dhe OJQ-të të jetë më në nivel për parandalimin e dhunës.

Këtë ua kemi borxh dhe obligim femijeve dhe rinisë sonë.