Nga shtatori do të shtohen 8 profile të reja në arsimin dual

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se që nga shtatori do të jenë 8 profile të reja në arsimin dual.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se tanimë do të zgjerohen në 21 shkolla në 13 komuna, me gjithsej 12 profile.

- Advertisement -

“Nga shtatori 8 profile të reja në arsimin dual: Rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë, estetist. Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, thuhet në postimin e Kurtit.