E diel, 9 Shkurt, 2025

Nga shtatori, 91 nxënës u larguan nga një shkollë e Fushë Kosovës për Gjermani

- Advertisement1-

Që në fillimet e hapave të parë të shkollimit, një 6 vjeçare u largua nga shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Largimi i nxënëses nga klasa e parë për të imigruar në Gjermani ishte shumë e dhimbshme për mësuesen e saj.

- Advertisement -

“Ka qenë një moment shumë i rëndë për mua, meqenëse tash jemi shtet dhe kemi menduar që tash do ta kemi një jetë më të mirë, momentin që mu ka lajmërua vajza që do të shkojë në Gjermani, unë e kam përjetuar mjaftë vështirë gjithashtu edhe shokët edhe shoqet e saj”, tha mësuesja Ismete Shabani për TeVe1.

Shabani e cila vetë qëndroi për 7 vite në Gjermani thotë së jetesa në një vend të huaj është mjaftë sfiduese.

“Unë për një kohë kam qenë në gurbet edhe e dijë se si është jeta atje, unë e di se ndoshta është një shkollim më i mirë atje, por në momentin që jeton dhe vepron në vend ton është mjaftë e vështirë”, shtoi ajo.

E nga shkolla “Mihal Grameno” nga shtatori e deri në fund të marsit janë larguar për në vendet evropiane mbi 90 nxënës.

“Në botën e jashtme nga shatorit e deri me sot, janë 91 nxënës që janë largu, shumica janë shku në shtetin e Gjermanisë, kemi disa edhe në Finlandë edhe në Francë”, tha drejtori i shkollës “Mihal Grameno”, Ismet Thaçi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Një nxënës 16-vjeçar nga Prishtina pretendon se u rrah nga policët civilë në drejtori të shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...