Nga Shqipe Haxhija: Për aktivitete jashtëkurrikulare, ku takohen loja, krijimtaria dhe gëzimi

- Advertisement5 -

Shkolla nuk është vetem vendi ku nxënësit mësojnë të lexojnë, të shkruajnë apo të zgjidhin detyra matematikore. Ajo është hapësira ku formohet karakteri i fëmijës, ku zbulohen dhe zhvillohen talentet, si dhe ku lind dashuria për dijen. Një rol të veçantë në këtë proces kanë aktivitetet jashtëkurrikulare, të cilat e bëjnë shkollën më të gjallë, më kreative dhe më të dashur për nxënesit.

- paragrafi 1 -

Në përvojën time si mësuese, nga klasa parafillore deri në klasën e nëntë, aktivitetet jashtëkurrikulare kanë qenë gjithmonë pjesë e pandashme e punës sime. Organizimi i festave, realizimi i punimeve kreative, projekteve të ndryshme, lojërave edukative dhe aktiviteteve tematike u japin nxënësve mundësinë të shprehin veten, të bashkpunojnë me njëri tjetrin dhe të mësojnë në mënyrë më të natyrshme e më të këndshme.

- Advertisement - M1

Përmes lojës dhe krijimtarisë, fëmijët zhvillojnë aftësi që shpesh nuk dalin ne pah vetëm gjatë orëve të rregullta mësimore. Ata mësojnë të punojnë në grup, të respektojnë mendimet e të tjerëve, të marrin përgjegjësi dhe të besojnë në aftësitë e tyre. Një fëmije që merr pjesë në një aktivitet artistik , sportiv apo kulturor jo vetëm që argëtohet, por ndërton vetëbesim dhe fiton motivim për të mësuar më shumë.

Aktivitetet jashtëkurrikulare forcojnë gjithashtu lidhjen mes mësuesit dhe nxënësit. Në këto çaste, mësuesi nuk është vetëm udhëzues në procesin mësimor, por edhe mbështetës, motivues dhe bashkëpunëtor në krijimin e diçkaje të bukur e domethënëse. Kjo krijon një atmosferë më të ngrohtë, më pozitive dhe më bashkëpunuese në shkollë

Puna me aktivitete të tilla kërkon përkushtim, kohë dhe dashuri për profesionin. Shpesh ajo shtrihet përtej orarit mësimor, por rezultatet janë të dukshme nxënës më të lumtur , më kreativ. Çdo punim i ekspozuar, çdo festë e organizuar dhe çdo projekti realizuar përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të gjithanshëm të nxënësit.

- Advertisement - m2

Në përfundim, aktivitetet jashtëkurrikulare nuk janë thjesht një shtesë e procesit mësimor, por një pjesë e domosdoshme e tij. Ato e shndërrojnë shkollën në një vend ku fëmijët jo vetëm mësojnë, por edhe krijojnë, ëndërrojnë dhe rriten. Sepse mësimi më i mirë është ai që vjen përmes lojës, përvojës dhe krijimtarisë.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara