E hënë, 20 Janar, 2025

Nga Shpetim Elezi: Figura e mësuesit është damkosur e denigruar, rrezikojmë të mbetemi pa mësues

- Advertisement1-

Trajtimi i keq i mësimdhënësit sot është mesazh i keq për nxënësit që ata të mos e zgjedhin nesër këtë profesion.

Edhe ashtu në fakultetet që ofrojnë programe studimore për mësimdhënës zakonisht vijnë të regjistrohen nxënësit jo më të mirë.

- Advertisement -

E, për më tepër, edhe ashtu vit pas viti interesimi i të rinjve për programe të këtij profili sa vjen e zvogëlohet.

Nga ana tjetër, edhe ashtu Ministria e Arsimit nuk di të ketë krijuar mekanizma a plane që nxitin a motivojnë të rinjtë me suksesin më të mirë për të mësyrë në fakultete që ofrojnë programe të tilla;

Dhe tani, në këtë situatë të fundit, kur institucione e shoqëri si për çudi janë bërë bashkë tash e një muaj për të damkosur e denigruar figurën e mësuesit e përmes saj edhe vetë profesionin e mësimdhënies me gjithfarë marifetesh, problemi është edhe më i madh se problemet me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit sot.

Me këtë lloj trajtimi institucional e shoqëror, që mësuesin e projekton të varfër e të nëpërkëmbur (e prej kujt se? Prej atyre që kanë dalë prej duarve të tyre), po u jepet mesazh i keq nxënësve të sotëm që nesër ata të synojnë edhe më pak këtë profesion. Askush me mend në kokë nuk ka pse të marrë diplomë në një drejtim që, në vend të kamjes e respektit, i jep skamje e përçmim.

Unë, p.sh., ashtu siç besoj që kanë bërë edhe shumë të tjerë, kam zgjedhur të bëhem mësimdhënës se kam idealizuar babën tim mësues, por këtë ideal nuk do ta ketë dhe s’ka pse ta ketë më fëmija im.

Të rinjtë sot po zgjedhin të studiojnë gjithnjë e më shumë drejtime që u sigurojnë të ardhme të mirë nesër, pra paga të mira dhe jetë të mirë. E mësimdhënia sigurisht që nuk hyn në këtë mes.

- Advertisement -rrrrrrr

Prandaj, sot kemi nevojë si shoqëri jo të hallakatemi, por të matemi në fjalë e veprime, sepse çfarëdo trajtimi institucional e shoqëror ndaj mësimdhënësve sot është mesazh i keq për nxënësit e sotëm që ata nesër edhe më pak të orientohen në programe të profilit arsimor.

Madje me këtë lloj qasjeje ndaj tyre sot rreziku është që të mbetemi pa mësimdhënës nesër.

Në fakt, sot kemi nevojë që të krijojmë bazë të mirë ligjore e programore që bën që ky profesion të jetë atraktiv e i lakmueshëm për nxënësit më të mirë që të kemi nesër mësimdhënës më të mirë.

Kur kemi mësimdhënës të mirë, kemi edhe zhvillim më të mirë në çdo fushë tjetër.

Shpetim Elezi, profesor universitar

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...