- Advertisement -
DITA BOTËRORE E MËSUESIT

Unë them…
Le t’ua hedhim fajin mësuesve (përfshirë dhe veten)
Ata që kanë kaluar kufij…
Kufij të padukshëm për botën jashtë, por që brenda mureve të klasës ndërtojnë jetë. Në heshtje. Me zemër.
Ka aq shumë që ndodh aty…
Axhenda të fshehura, të quajtura: kujdes, përkushtim, dashuri.
Sot… dua të hap pak perden.
Të tregoj çfarë kam parë.
Çfarë kam ndjerë.
Çfarë më kanë dhënë.
⸻
Fajësoj mësuesin e parë
që nuk më la të dorëzohesha pas një note të keqe, por më mësoi të dashuroj çdo fjalë.
Ai ndezi zjarrin tim për leximin.
Po, fajësojeni atë.
Fajësoj mësuesen ,
që në moshën shtatë vjeç, kur më ra bota mbi supe, më mbajti si të isha vajza e saj. Lot në sy. Krahë të hapur.
Fajësojeni edhe atë.
Fajësoj mësuesen,
që në heshtje më hapi një derë, kur familja s’e kishte mundësinë. Ai punoi në prapaskenë që unë të mos mbetesha jashtë. Qetësisht. Me zemër.
Fajësoj mësuesen,
që më detyroi të flas me zë të lartë, derisa zbulova zërin timin. Që më bëri të shkruaj çdo ditë dhe qau me mua, kur fjala u kthye në kujtim të gjallë.
Fajësoj mësuesen,
që më pa jo si notë, por si njeri.
Që më tregoi se arti nuk duhet të jetë perfekt për të qenë i vërtetë.
⸻
Dhe sot…
FAJËSOJ EDHE VETEN SI MËSUESE.
Që mbaj ato duar të vogla,
kur ankthi është më i madh se buzëqeshja.
Që shoh më thellë se notat.
Që kuptoj kur diçka s’shkon.
Që jam aty, përtej librave,
në jetën e vërtetë.
Edhe atëherë kur “shpërblehem” me keqkuptime, me intriga, me mosmirënjohje nga ata që i sollën në jetë këta engjëj…
Unë do të jem aty prapë.
Sepse jam zëri që nuk lodhet, dora që nuk tërhiqet, drita që nuk shuhet lehtë.
Jam mësuese. Jam heroina e tyre.
Dhe për çdo buzëqeshje të rikthyer,
për çdo sy që shkëlqen nga besimi,
e di… ia vlen.
⸻
Po…
Le t’i fajësojmë të gjithë mësuesit.
Për gjithçka që na kanë bërë:
Të shohim veten përtej numrave.
Të besojmë kur nuk kishim forcë.
Të ndjejmë se dikush kujdeset vërtet.
Sot, në Ditën Botërore të Mësuesit,
ua them me zemër:
Faleminderit!
Për çdo kufi që thyet.
Për çdo fjalë që më mësoi të jem.
Për çdo zemër që preket pa zhurmë.
Unë do t’ju “fajësoj” juve dhe veten përherë…
Me dashuri.
Me nder.
Me mirënjohje të thellë. 
