E hënë, 20 Janar, 2025

Nga shkolla ku vijonte mësimet 17 vjeçari që u vra mbrëmë tregojnë për orët e tij të fundit para se të vritej

- Advertisement1-

Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj, ka ndarë informacionet se si e ka kaluar ditën dje, 17-vjeçari nga Gllogjani, i cili mbeti i vrarë nga një sulm i armatosur derisa po shkonte nga shkolla në shtëpi.


Sufaj ka treguar se ditën e premte ai bashkë me shokët e klasës dhe mësimdhënësit kanë qenë për vizitë studimore në Malishevë për t’u kthyer në Gjakovë kah ora 13:30.

- Advertisement -

Ai e përshkruan 17-vjeçarin si nxënës shembullor, shumë të urtë e të sjellshëm gjersa shton se është trishtuar kur ka kuptuar lajmin për vdekjen e tij.

“I ndjeri, nxënësi i shkollës sonë, dje ka qenë në shkollë dhe ka qenë në një vizitë të Malishevë, si vizitë studimore do të thotë me klasë. Ai është kthyer kah ora 13:30 në shkollë përsëri dhe e ka vazhduar udhëtimin e tij në vendlindje, Gllogjan. Lajmi për ne si staf i shkollës dhe si kolektiv ka qenë i trishtë, ka qenë nxënës shembullor, shumë i urtë e i sjellshëm me gjithë stafin e shkollës pa përjashtim,” – u shpreh Sufaj.

“Ai vazhdimisht ka udhëtuar prej Gllogjanit në Gjakovë, e kam pa. Në ora 8 ky ka udhëtuar për Malishevë me disa mësimdhënës dhe është kthyer nga atje në ora 1:30 / 2:00 përsëri në shkollë dhe ka vazhduar përsëri me udhëtimin e tij për Gllogjan,” – tha tutje ai në ATV.

Kujtojmë se në orën 19:00 të së premtes u raportua për sulm të armatosur që u krye në mes të fshatrave Shaptej dhe Gllogjan. Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit dy prej të cilëve, vajzë dhe djalë të moshës 16-17-vjeç, vdiqën në Spitalin e Pejës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...