Nga Sebahate Sopjani: Ora e Kujdestarisë duhet të rikthehet urgjentisht një ose dy herë në javë

- Advertisement5 -

Shumë postime dje kam lexuar, dhe analizuar thellë të gjitha.

- paragrafi 1 -

Unë dhe të gjithë jemi me mësimdhënësin tonë!!

- Advertisement - M1

Por, mos të harrojmë se problemet në arsim nuk kanë lindur dje, por zanafillën po vazhdojmë ta anashkalojmë, duke kultivuar gabime që me kohë bëhen istikham.

Ora e kujdestarisë, apo unë do ta quaja Ora këshilluese, duhet të rikthehet urgjentisht në shkollat tona, një ose dy herë në javë, si orë e mirëfilltë për mirëqenien e nxënësve.

Një takim real mes nxënësit dhe mësuesit, kujdestar është thelbësor, sepse rikthen vetëbesimin e nxënësit, rrit respektin dhe vlerësimin për mësimdhënësin, dhe ndërton marrëdhënie të shëndetshme, sepse aty vlerësohet personaliteti i çdo fëmije, vlerat dhe qëndrimet e tij, jo vetëm njohuritë akademike.

- Advertisement - m2

Sot, mësimdhënësi është i detyruar të realizojë planin mësimor, i stërngarkuar me kurrikulë dhe administratë, pa kohë të dedikuar për bashkëbisedim dhe mbështetje emocionale të nxënësve.

E vërteta, është se, ne mësimdhënësit po vrapojmë pas planeve, por po humbim mirëqenien e fëmijëve tanë.

Shkolla nuk mund të jetë hapësirë vetëm vlerësimi dhe ndëshkimi.

Institucionet duhet t’i kthejnë sytë nga shkollat dhe rinia jonë, të instalojnë staf profesional dhe politika reale për mirëqenie.

Mësimdhënës me dinjitet njerëzor,
Arsim cilësor📖📚

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara