Një ndër faktorët e cilësisë në sistemin tonë arsimor është pagesa e dinjitetshme e mësimdhënësve
Sepse 90% e mësimdhënësve në Kosovë paguan kredi në bankat e vendit nga 421€ ,merr vetëm 200€ në fund të muajit.
A e dini se 60% e mësimdhënësve në Kosovë janë tê detyruar të punojnë edhe një punë të dytë?
Mësimdhënësit e Kosovës, 50% nuk guxojnë as ta imagjinojnë jetën e relaksit të bregdetit apo jetës me shumë qefe.
A e dini se kur sëmuren mësimdhënësit, marrin borxh për barna?
Vetêm me 200€ shkollon fëmijët, mban familje për 30 ditê mësimdhënësi i Kosovës.
Cilësia në arsim rritet 99%, kur mësimdhënësi ynê nuk harxhon energji për një punë të dytë, por atë energji pune shkarkon tek nxënësit e tij/saj.
Cilësia në arsim rritet, kur rritet paga e dinjiteteshme e mësimdhënësit, pa pasur brenga për gjërat esenciale të jetës, rritet edhe llogaridhënia për punën e tij/saj!
Cilësia në arsim rritet, kur matet përformanca e mësimdhënësve nga një ekipê e mirë e profesionalizuar nga ministria brenda për brenda në klasë!
Rritet cilësia, kur rritet jeta e dinjitetshme e mësimdhënësve!
Askush nga ne mësimdhënësit nuk e duam GREVËN, sepse fundja ne po e paguajmë me shumë mund mos realizimin e planprogramit tonë sipas planifikimeve tona.
Nêse:
Rritet dinjitetshëm paga e mësimdhênësit, rritet llogaridhënia nga mësimdhënësit për punën e tyre dhe padyshim rritet edhe CILËSIA në arsim!
Mësuesja Sebahate Sopjani