E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Sanije Bajraktari: Ditët në grevë nuk paguhen askund në botë

- Advertisement1-

Kuptova sot se grevistët qenkan paguar në të kaluarën! E kur sot iu thuhet se nuk do të paguhen për ditët që nuk punojnë, kjo po konsiderohet si kërcënim! Po më vjen shumë çudi…

Ditët në grevë nuk paguhen askund në botë: kjo është kostoja e grevës. E drejta për grevë nënkupton se nuk të cenohet vendi i punës, dhe kaq.

- Advertisement -

Kam shumë miqë mësimdhënësa, prandaj edhe iu kërkoj falje nëse ndihen të fyer, por duhet ta kuptojnë se greva nuk është luks as teke por mjeti i fundit që duhet përdorur kur dialogu ka dështuar.

E unë, si ish aktiviste dhe anëtare e një sindikateje të madhe franceze, nuk e kuptoj zemërimin e mësimdhënësve tanë dhe të sindikatës së tyre që kërkojnë të paguhen grevistat. Absurde kjo!

Tash t’i përkujtojmë kushtet në të cilat punojnë mësimdhënësit tanë:

– Nuk kanë mundësi t’i mbajnë të gjitha orët e mësimit të parapara me ligj sepse punojnë në shkolla me dy ndërrime dhe teknikisht është e pamundur. Kjo do të thotë se punojnë me orar të shkurtuar

– Shumica prej tyre punojnë në fshatin apo qytetin ku jetojnë. Për ta kjo takonsiderohet si komoditet normal, për mua është burim i tensioneve dhe i lëshimeve sepse vlerësimi i nxënësit mund të mos jetë objektiv.

– Kontrata e punës lëshohet kur mësimdhënësi i plotëson disa kushte teknike, si diploma adekuate. Nuk ka provim shtetëror i cili do ta vlerësonte anën profesionale. Shkurt, bëhesh mësimdhënës nëse dëshmon se e njeh lëndën por jo aftësinë për mësimdhënje.

- Advertisement -rrrrrrr

– Vlerësimi i punës bëhet nga drejtori i shkollës, i cili pra duhet të ishte i gjithëdijshëm, dhe nga inspektorët rajonalë, të cilët nuk mund të përfshijnë të gjitha lëndët. Thënë më qartë, vlerësimi është shumë i mangët përnga kualiteti ose për shkak të miqësisë (apo armiqësisë) ose për shkak të pamundësisë.

– Habitem edhe me orarin e mësimdhënësve parashkollorë : disa orë në ditë për pagë të njejtë me ata që punojnë tërë ditën në çerdhe. Por habitem edhe me orarin e shkurtë të mësuesve.

Rezultati është ky : nxënësit na dalin analfabetë fonksionalë. Do të më thoni se po e teproj, se ka mësimdhënës të mirë, etj, etj. Po, ka, personalisht njoh plot të tillë por mjerisht, janë përjashtime.

Nuk dua të denigroj, zakonisht jam për opcionin që t’u ndihmohet mësimdhënësve që nuk janë në nivel të detyres, por ata nuk duhet ta teprojnë me kërkesa dhe me greva sepse shumica prej tyre nuk e kryejnë punën për të cilën paguhen.

Dhe më forta është kjo : nuk duan të hyjnë në test ! Pse?! Jo të gjithë, ata që punojnë dhe janë në nivel, nuk kundërshtojnë testin, por shumica po! E për mua, kjo flet më shumë se krejt çka shkrova…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...