E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga Sali Kabashi: Testi i maturës, i padobishëm dhe stresues për nxënësit!

- Advertisement1-

Me 1 korrik 2024 u shpallën rezultatet e testit të maturës, rezultate që sipas MASHT janë të kënaqshme sa i përket përqindjes së kalueshmërisë! Megjithatë, ky test nuk mund ta determinoj dijen e një nxënësi, suksesin apo mos-suksesin e tij, në shumë raste, nxënësit i duhet vetëm shkathtësi!

Testi i maturës, apo përfundimit të shkollës së mesme, për herë të parë u mbajt në Finlandë në vitin 1852, atë botë ky test u pa edhe si përcaktues për nxënësit se në cilin profil të fakulteteve të orientoheshin! Si i tillë mbeti i pandryshuar për plot 172 vite, por sa ishte frytdhënës, këtë e vënë në pikëpyetje shumë ekspert të arsimit dhe njohës së fushës në fjalë! Ndërsa sa i përket Kosovës ky test në këtë format për herë të parë u organizua në tri vitet shkollore rresht 2005/2006, 2006/2007, 2007/2008, ku pragu i kalueshmërisë ishte 40% nga 100 pyetje, më vonë u bë me 200 pyetje, por vitet e fundit u kthye formati mëhershëm me 100 pyetje!

- Advertisement -

Nga klasa X deri në klasën XII, nxënësit i nënshtrohen shumë vlerësimeve, qoftë me shkrim, me gojë, por edhe përmes instrumenteve të tjera të cilat e mbajnë në vëzhgim të vazhdueshëm secilin nxënës në mënyrë që të nxjerrët një vlerësim sa më i detajuar! Gjatë kësaj periudhe ku nxënësit kalojnë përmes shumë instrumenteve vlerësuese duke e shfaqur më të mirën e tyre për aftësitë që kanë në lëndët adekuate, shtrohet pyetja, a është e nevojshme që në fund të klasës së XII të jetë për ta edhe një test me 100 pyetje? Pa dyshim se jo, ngase një test i tillë as nuk është por as nuk mund të jetë determinues për dijen dhe mosdijen e nxënësve për tri vitet paraprake të kaluara në shkollë!

Është edhe një problematikë tjetër shumë e madhe, e cila raportohet çdo vit nga nxënësit dhe mediat! Kopjimi dhe publikimi i testeve apo pyetjeve të këtij testi në rrjetet sociale, ku në Facebook është edhe grupi adekuat ku publikohen pyetjet dhe testet! Jo më kot e quajta në fillim se në këtë test nxënësit i duhet më shumë shkathtësi sesa dije, kjo për shkak se aty nevojitet shkathtësia e nxënësit rreth kopjimit dhe marrjes së përgjigjeve nga këto grupe, nxënësit tjerë në klasë, apo në ndonjë formë tjetër! Atëherë, si mund të jetë përcaktues i njohurive kyçe nga lëndët obligative dhe zgjedhore, i cili është edhe qëllimi i këtij testi, kur bëhen gjithë këto truqe gjatë zhvillimit të këtij testi?

Një test i tillë ishte edhe në shumë shtete të SHBA por shumë nga to e kanë hequr. Në vitin 2024 vetëm 9 shtete (Florida, Luiziana, Masaçusets, Ohio, Nju Xhersi, Nju Jork, Teksas, Virxhinia dhe Uajoming) e kanë testin e maturës, nga 27 shtete që e kishin më herët, e shtetet e tjera nuk e kishin asnjëherë! Pra edhe ato shtete që e kishin këtë test të maturës, shumica dërrmuese e kanë hequr, kjo për shkak se sipas një hulumtimi të vitit 2010, publikuar në “Rishikimin e Kërkimeve Arsimore”, thuhet se ky test prodhoi pak nga përfitimet e pritshme dhe është shoqëruar me dëme të mëdha tek nxënësit!

Heqjen e testit të maturës, ekspertët amerikanë e kanë arsyetuar nga shumë këndvështrime!
Ata mendojnë se testi i maturës u’a mohon diplomimin dhjetëra mijëra studentëve amerikanë çdo vit, pavarësisht nëse ata kanë qëndruar në shkollë, kanë plotësuar të gjitha kërkesat e tjera të diplomimit në shkollën e mesme dhe kanë demonstruar kompetencë në mënyra të tjera. Për më keq, ata mund ta lënë shkollën dhe të hyjnë në rrugë të dhunshme të cilat çojnë drejt krimit dhe burgosjes. Një rishikim nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve i Akademisë Kombëtare të Shkencave arriti në përfundim se testet e maturës nuk kanë bërë asgjë për të rritur arritjet e nxënësve, por kanë rritur shkallën e braktisjes. Testi i maturës minon cilësinë e arsimit, kjo për shkak se meqenëse testet janë kryesisht me alternativa, studentët fokusohen në të mësuarit përmendësh në vend që të mësojnë të mendojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre. Një fakt tjetër është edhe koncentrimi i nxënësve vetëm në mësimin e lëndëve për të cilat do ti nënshtrohen këtij testi duke i anashkaluar lëndët tjera, e që ndoshta në mesin e tyre është lënda të cilën e kanë për qejfi dhe e duan, por që nuk mund t’i kushtojnë kohë sepse ajo nuk është pjesë e testit të maturës. Hulumtimi amerikanë shkon edhe më tutje duke specifikuar faktin se ky test nuk është matës i mirë i dijes, sepse shumë nxënës që janë me sukses të lartë apo maksimal gjatë shkollës së mesme, në këtë test nuk mund të dalin gjithaq me sukses të kënaqshëm. Dy studime të mëdha, të publikuara nga FairTest në vitin 2009 dhe Hiss në vitin 2014,  konfirmuan se notat e shkollës së mesme janë përshkruese shumë më të forta të performancës së nxënësve sesa rezultatet e testimit të standardizuar, apo testit të maturës.

Të gjitha arsyet e mbledhura nga hulumtimet dhe ekspertët amerikanë të arsimit për heqjen e testit të maturës, janë prezentë edhe tek ne! Në shumë raste edhe më të theksuara, gjë e cila e bën të dukshme nevojën për heqjen e këtij testi krejtësisht të panevojshëm, i cili për nxënësit shihet vetëm si pengesë e cila duhet kaluar, e jo një sfidë e re që do të zgjonte interes për punë më të madhe.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...