E premte, 22 Nëntor, 2024

Nga Sali Kabashi: Riprovimi i panevojshëm dhe përsëritja e vitit opsionale (me vendim nga nxënësi dhe prindi)

- Advertisement1-

Pothuajse çdo gjë ka pësuar ndryshime dhe ka bër përmirësime në hap me kohën e cila me shpejtësi të madhe ka sjellë shumçka dhe shumkë para një realiteti krejtësisht ndryshe duke treguar se kanë mbetur në vendnumëro, ndërkohë që është moderuar çdo gjë!

“Çmenduri: të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh rezultate të ndryshme”. – Albert Einstein!
Ndoshta i vetmi aspekt që ka mbetur në vend duke numëruar është arsimi, ngase kemi ngecje në zënien e hapit me zhvillimet e shpejta që ka pësuar shoqëria dhe bota në përgjithësi! Kemi metoda të njëjta, hapësira të njëjta, instrumente të njëjta, vlerësime të njëjta, sa që çdo nxënës kur hynë në shkollë në vend që t’i zgjohet kurreshtja se çka do sjellë ora e parë apo e dyta, ai e di se do të jenë tejet të merzitshme dhe monotone!

- Advertisement -

Një nga metodat që po bën të dështoj sistemi arsimor dhe të kontribuoj në lënien e shkollës, është vlerësimi i nxënësve nga mësimdhënësit, apo vlerësimi përfundimtar!
Tradicionalisht çdo nxënësi që i mbyllet një notë e dobët, apo dy, do të shkoj në riprovim që është një shansë i dytë për të kaluar lëndën, ndërsa, atyre që iu kanë përfunduar tre e më shumë nota të dobëta, me automatizëm e kanë përsëritur vitin apo notat për atë vit!

Në shtetet e zhvilluara, përsëritja e vitit apo notave, nuk është një çështje që përfundimisht ka arritur të ketë një koncensus nga njohësit e fushës, kjo gjë ka ithtarët e saj, por ka edhe kundërshtarët shumë të fuqishëm!

Sipas Brophy, 2006; Ndaruhutse, 2008; Schumann, 2012, përsëritja e notave apo vitit shkollor për mosarritjen e suksesit të mjaftueshëm që të kalojnë në vitin tjetër, nuk bëjnë gjë tjetër veçse kontribuojnë shumë braktisjen e shkollës. Ndërsa sipas Brophy, 2006; Sunny, 2017 UIS-UNESCO, 2012, shkalla e lartë e përsëritjes së vitit sinjalizon gjithashtu efikasitet të dobët të brendshëm të sistemit arsimor me kosto të shtuara dhe humbje burimesh.

Mbajtja e shumë nxënësve në një klasë çon në heterogjenitet të moshës, të cilat janë të vështira për t’u menaxhuar për mësuesit dhe kërkojnë burime shtesë, përveçse ndikojnë negativisht në vetëvlerësimin dhe motivimin e përsëritësve.

UNESCO në vitin 2020 ka raportuar se megjithëse ka një ndryshim të gjerë në shkallët e përsëritjes së vitit në mbarë botën, përsëritja është më e zakonshme në vendet në zhvillim sesa tek vendet e zhvilluara.

Sipas Ikeda (2011) në vendet e OECD-së (Organisation for Economic Co-operation and Development), një gamë më e gjerë e palëve të interesuara marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes për përsëritjen e vitit nga një nxënës, në shumë raste, stafi mësimdhënës i të gjithë shkollës ka një diskutim kolektiv i cili ndonjëherë kërkon që të vërtetohet edhe pëlqimi i prindërve.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas hulumtimeve është vënë në dukje fakti se përsëritësit e vitit, në shumicën e rasteve janë fëmijët që vijnë nga familje të pafavorshme, pafuqishme dhe jo të pasura, kjo, na tregon për pabarazinë sociale e cila e dëmton të ardhmen e nxënësve.

Ndonëse ato që u thanë më lartë janë profesionale dhe shumë të besueshme për shkak të hulumtimeve që janë bërë në shtetet e zhvilluara dhe në zhvillim. Arsimi do të duhet të ecë edhe një hap më tutje, jo që nuk duhet të ketë përsëritje të vitit pas përfundimit të tri e më shumë notave të dobëta (gjë e cila duhet të jetë opsionale), por nuk duhet të ketë as riprovim të një apo dy notave të dobëta që nuk e ka arritur nxënësi rezultatin e mjaftueshëm siç është bërë deri më sot!

Si është e mundur kjo? Nëse nxënësi ka një apo më shumë nota të dobëta dhe mësimdhënësit nuk gjejnë mundësi që të kalojnë atë, përfundimisht nxënësit i përfundohen ato nota dhe suksesi i tij të jetë i dobët me notën mesatare që i del nga ai sukses, por, pa mundësi vazhdimi të shkollimit të mëtutjeshëm në fakultet të shtetit apo privat! Para kësaj, nxënësi dhe prindi i tij duhet të konsultohen se a duan që të kenë një diplomë të shkollës së mesme të cilën nuk do të mund ta përdorin për shkollim të mëtutjeshëm, apo pajtohen që nxënësi në fjalë të përsëris vitin në mënyrë që të ngris rezultatet e tij (gjë e cila mund të ofrohet vetëm një herë si opsion).
Në këtë formë, nuk do të kemi lënje të shkollës, as dallim në mes nxënësve të familjeve të fuqishme dhe me ndikim, por as nuk do të kemi notë kaluese “false” për nxënësit!

Duhet pas parasyshë, se përsëritja e vitit nga një nxënës, në shumicën e rasteve tek ne merret se bëhet nga mësimdhënësit korrekt dhe të drejtë, në fakt, kjo përshkruan më së mirë dështimin e mësimdhënies e cila nuk përkon me nivelin e mësimnxënies, ngase një mësues duhet të përshtatet me nivelet e nxënësve që takon, përndryshe ata nuk do të mbajnë mend atë mësimdhënës si tjetër vetëmse me frazën “po ai më ka ngelë”!

Sot jemi dëshmitarë se nëse një nxënës kalon me sukses të mjaftueshëm, ai arrinë të regjistrohet disi në fakultet, qoftë shtetëror apo privat, pa dyshim se një ditë do ta përfundoi atë, në fund del që i njëjti mund të ketë një diplomë e cila i jep mundësi për një vend pune me ndjeshmëri të madhe!

Në këtë mënyrë, mund të rrëshqasim edhe më shumë në humnerën në të cilën është thelluar arsimi në Kosovë dhe të kontribuojmë negativisht në atë që do të duhej të punonim për së mbari.

© AlbanianEducaton.net  Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...