E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Nga Sadik Përvetica: BEQIR SHALA – Një mësimdhënës misionar i cili meriton të hyjë edhe në librin e Ginisit

- Advertisement1-

Shkrim nga Sadik Përvetica

NJË MËSIMDHËS MISIONAR I CILI MERITON TË HYJË EDHE NË LIBRIN E GINISIT

- Advertisement -
  • Biografi e shkurtër për profesorin dhe atdhetarin e devotshëm- BEQIR SHALA

Mësimdhënësi idealist dhe i devotshëm (miku im i shpirtit dhe i idealeve njerëzore) Beqir Shala, nga fshati Barilevë i Komunës së Prishtinës, si dhe e gjithë puna dhe veprat e tij, tashmë, disa vjet pas shkuarjes së tij në amshim, kanë kaluar në mit për të gjithë ata që e kanë njohur së afërmi dhe për të gjithë ata që e kanë vlerësuar drejt gjithë punën edukative- arsimore dhe gjithë veprimtarinë e tij- edhe jashtë mësimit të drejtpërdrejtë me nxënësit…! Mësimdhënësi misionar Beqir Shala ka qenë dhe ka mbetur: NJERIU MË I VEÇANTË (për shumëçka…) – jo vetëm në fshatin e tij të lindjes, jo vetëm edhe në të gjitha fshatrat dhe në shkollat e rrethit: ku ka lindur, ku ka jetuar dhe ku ka punuar e vepruar, por – edhe në të gjitha trojet shqiptare! Bile, dhe më gjërë…!
Profesori Beqir Shala ka qenë i vlerësuar lart, jo vetëm nga miqtë, por edhe nga armiqtë: përkah niveli kulturor, përkah parimet e tij të palëkundshme NJERËZORE, përkah vendosmëria për t’i çuar përpara idetë dhe idealet e veta atdhetare! Beqir Shala – mësimdashësi dhe mësimdhënësi misionar, i cili gjatë një gjysmë shekulli të punës me nxënës nëpër shkollat ku ka dhënë mësim, nuk i ka lejuar kurrë vetes të mungonte: ASNJË DITË, nga mësimdhënia! Mu për këtë, me plot bindje e themi se mësimdhënësi Beqir Shala ka qenë një fenomen i rrallë në gjithë historinë e shkollave shqipe (dhe jo vetëm të shkollave shqipe) të kudondodhura!

Hej, njerëz! Ju – punëtorë të arsimit dhe të edukimit të sotëm nëpër të gjitha shkollat shqipe kombëtare, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare! Ju lutem, lexoni këta rreshta për biografinë shembullore të mësimdhënësit vizionar dhe misionar – BEQIR SHALËS! Merrni me mend: një gjysmë shekulli: sa ditë, sa orë dhe sa minuta bëjnë?! Dhe ju lutem vetëm merrni me mend: sa herë mësimdhënësi Beqir Shala ka pasur shumë nevojë t’u gjendet afër fëmijëve të vet dhe familjes së vet që janë sëmurë ndonjëherë; që kanë pasur shumë nevoja për praninë dhe për ndihmën e prindit e familjarit të tyre – profesorit – Beqir Shala! Megjithatë, në të gjitha këto raste, idealisti dhe misionari Beqir Shala i ka thënë vetes: “Përkundër të gjithave…(!!!) unë, edhe sot, duhet të jem në vendin e punës! Unë: edhe sot, edhe në këso kushtesh, në rend të parë… duhet të jem para nxënësve të mi!

PROFESORIT BEQIR SHALA DUHET T’I NGRITET NJË PËRMENDORE

Mu për këtë, unë e them me bindje të thellë se: njerëzve të tillë vizionarë, misionarë, vetëmohues, vetësakrifikues dhe idealistë siç ishte profesori Beqir Shala, duhet t’u ngritim edhe PËRMENDORE! E një përmendore e këtillë, kushtuar një njeriu me një biografi të këtillë kaq të pasur dhe kaq të lavdishme çfarë ishte profesori Beqir Shala: do t’i kishte hije dhe do t’i bënte nder: jo vetëm @ Shkollës Fillore “Ali Kelmendi” në Barilevë; pra: shkollës së vendlindjes ku punoi dhe dha kontribut shumë të çmuar arsimor e kombëtar – edhe Beqiri, por do t’i kishte hije – edhe krejt fshatit të tij, i cili lindi dhe rriti një NJERI kaq fisnik, i cili nuk duhet të harrohet kurrë ndër breza, siç ishte mësimdhënësi i devotshëm – Beqir Shala. (E të mos harrojmë se në kohën e emërtimit të kësaj shkolle me emrin që ka sot, kur emrat e atdhetarëve tanë dhe njerëzve të kulturës sonë nuk lejoheshin t’u viheshin në ballë shkollave tona, lufta e Beqirit përballë politikave serbe dhe kontributi i tij për emrimin e kësaj shkolle- ishin vendimtare…)
P.S. Një bust i tillë, besojmë se mund të bëhet shumë lehtë: me iniciativën e Shkollës “Ali Kelmendi” në Barilevë për të mbledhur pak para nga biznesmenët dhe nga bashkëvendësit, duke ua shpjeguar saktë dhe drejt biografinë fenomenale të nivelit kombëtar (jo të rëndomtë, sepse sakrificat familjare që ka bërë mësimdhënësi misionar – Beqir Shala në favor të nxënësve të vet janë tepër të rralla edhe në botë). Mu për këtë me punën vetëmohuese gjysmëshekullore të Beqirit, sot mund të krenohet: jo vetëm familja, vendlindja e tij, si dhe të gjitha shkollat ku ka punuar, por edhe gjithë kombi shqiptar. Sepse, jo vetëm te ne, por edhe në botë: janë të rrallë mësimdhënësit e këtillë kaq sakrifikues, kaq vetëmohues dhe kaq kontribues KOMBËTARË, të cilët, gjatë gjithë punës së tyre – ASNJË DITË të vetme nuk kanë munguar në procesin mësimor!
Jemi të bindur se prania e bustit të në mësimdhënësi kaq shembullor në ambientet e çdo shkolle, do të shërbente edhe si frymëzim: si për mësimdhënësit, po ashtu edhe për nxënësit e çdo shkolle. Besojmë se individët dhe personalitetet si profesori i paharruar – Beqir Shala janë dhe duhet të shpallen: heronj dhe dëshmorë të punës në arsimin kosovar.
LAVDI jetës dhe veprave të tyre!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Selime Barolli: Parimet dhe praktikat e hartimit të testeve në Arsimin Fillor

Materiali trajton ndërtimin e testeve në arsimin fillor, duke përfshirë parimet bazë, formatin e...

Kush e çoi 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes? Mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit

Prokuroria e Gjirokastrës po heton mbi shkaqet e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit, nxënëse e...

Rindërtohet shkolla “Bardhyl Pojani”, hap dyert për nxënësit

Është rindërtuar shkolla "Bardhyl Pojani", në bashkinë Maliq, dhe ka hapur dyert për nxënësit,...

Test për mësuesit: 100 pyetje dhe përgjigje ndihmëse për provimin e kualifikimit

Ky është një material që u vjen në ndihmë të gjithë mësuesve që kanë...