Qeveritë kosovare që nga viti 2000 e deri 2025 e kanë degradue Arsimin në Kosovë. Tani kërkojnë cilësi në arsim.
Çfarë bën me mësimdhënësit e mirëfilltë , të cilëve nuk iu njohen diplomat e fakulteteve publike që kanë diplomuar pas 91-të.
Fakultetet kosovare nuk kanë punuar me plan – programe të Serbisë!
Këto diploma janë të vlerësuara dhe të pafalcifikuara nga Fakulteti përgjegjës.
Parashtroj pyetje për qeveritarët kosovarë pse këto diploma ishin valide për punën tonë si mësimdhënës deri në ditën e fundit në procesin edukative- arsimor ? Pse këto diploma nuk janë valide dhe të pranuara për Ligjin e Skemave Pensionale ? Ky aprovim i këtij draft ligji është më kriminel se sa Elaborati i Çubriloviqit për arsimin shqip në Kosovë…!
Kërkojmë të gjithë mësimdhënësit e kësaj kategorie që Kryeministri, Parlamenti i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese ta ndërroj këtë Draft Ligj për Skemat Pensionale , sepse ky është krim mbi dinjitetin, moralin dhe punën e këtyre mësimdhënësve që punuan gjatë viteve të 99 – ta vetëm me 20 marka gjermane në muaj.
Është dashur të verifikohen diplomat a janë të falsifikuara e pastaj të merret vendim për mos njohje…!