E martë, 25 Shkurt, 2025

Nga Resim Morina: Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi tregoi aftësinë dhe guximin për t’u përballur me problemet e arsimit në Malishevë

- Advertisement1-

Arbreshë Krasniqi me vizion të qartë për të ardhmen.

Po bëhen tri vite nga marrja në udhëheqje sektorin e arsimit, Arbëreshë Krasniqi ka arritur të projekton punën e saj, ka arritur të tregon vetën si udhëheqëse e zonja, e shkathët, aktive dhe sfiduese për të tjerët.

- Advertisement -

Përvojat e saj në jetën politike, në vitet e më herëshme e kanë bërë një udhëheqëse të fuqishme në dikasterin që e drejton.

Me marrjen e pozitës udhëheqëse në arsimin malishevas, ajo tregoi aftësitë e saja, vullnetin dhe guximin për t’u përballur me problemet që ka në arsimin komunal.

Ajo bëri vizita në shkolla, krijoi politika zhvillimore, dhe menjëherë arriti të tregon se e do punën e saj.

Arbreshë Krasniqi tregoi se mundet të merr vendime të cilat nuk janë populliste, po janë vendime zhvillimore për arsim.

Ndikimi i saj vërehet në këto tri vite qeverisje, pa marrë parasyesh se shumicën e shkollave janë udhëheqës të subjektit të saj, ajo për herë të parë kërkon llogari, kërkon transparencë për punën në shkolla.

Në kohën e fundit ka vendosur të del në shkollat e komunës për të parë për së afërmi punën që po bëhet .

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse vetëm identifikon ngecjet në shkollat e komunës do të ishte sukses, që të merren masa për përmirësimin e këtyre ngecjeve.
Drejtoresha e arsimit ka ndërruar qasje në komunikimin me të gjithë akterët e përfshirë në sektorin e arsimit.

Ajo ka zgjedhur rrugën e komunikimit, afrimit me të gjithë, pa marrur parasyesh bindjeve politike të qytetarëve.

Me këto veprime ajo po tregon zgjuarësi dhe vizion për të ardhmen, si në institucionin që drejton ashtu edhe në subjektin politik.

Drejtoreshën e arsimit, Arbreshë Krasniqi e shohim në shumë ngjarje, e shohim në kontakte të vazhdueshme me të gjitha grupet e interesit që kanë të bëjnë me arsimin, edukatore, prindër, mësimdhënës, ekspert të arsimit, veteran të arsimit, pa harruar asnjiherë vlerat e luftës çlirimtare.

Komunikimi i saj e bënë të fuqishme në plasimin e vizionit të saj, në argumentimin e fakteve, dhe respektin e fituar.

Komunës së Malishevës dhe Kosovës i duhen njerëz të fuqishëm sikur Arbreshë Krasniqi.

Pjesëmarrja e grave në institucione nuk duhet të shihet si numra po si gra të zonja, të sukseshme dhe vizionare ashtu siç është drejtoresha e arsimit në Komunën e Malishevës, zonja Arbreshë Krasniqi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...