Nga Refki Demaj: Vlerësimi i mësimdhënësve pa kontroll rrezikon të kthehet në instrument abuzimi

- Advertisement5 -

Reforma për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, e iniciuar nga MASHTI, synonte decentralizim, efikasitet dhe rritje të cilësisë në arsim.

- paragrafi 1 -

Në parim, transferimi i kompetencave te drejtorët e shkollave ishte hap i ngutur. Por në praktikë, mungesa e kontrollit dhe e mekanizmave mbrojtës po e rrezikon seriozisht këtë proces.

- Advertisement - M1

Sot, nuk janë të rralla rastet kur vlerësimi nuk kryhet, zvarritet me muaj, ose përdoret në mënyrë selektive. Ka raportime për mungesë të plotë transparence, mosdhënie të informatave kthyese dhe ndërhyrje të qëllimshme në proces.

Në këto kushte, vlerësimi rrezikon të mos jetë më mjet profesional, por instrument presioni ndaj mësimdhënësve të papërshtatshëm për drejtues të caktuar.

Kjo nuk është thjesht çështje individuale. Është problem sistemik. Kur mungojnë afatet e detyrueshme, kur nuk funksionojnë mekanizmat e ankesave dhe kur llogaridhënia është e dobët, abuzimi bëhet i mundshëm dhe shpesh i pashmangshëm.

- Advertisement - m2

Prandaj, kërkohet reagim i menjëhershëm institucional:

• rishikim i plotë i udhëzimit dhe forcim i mekanizmave mbikëqyrës;

• vendosje e afateve të detyrueshme dhe transparencë e plotë në çdo hap;

• përgjegjësi konkrete për çdo shkelje apo neglizhencë;

• trajnim i detyrueshëm për drejtorët që janë nen nivelin e mësimdhënësve në ushtrimin e kësaj kompetence.

Duhet thënë qartë: se shumica e drejtorëve janë politik dhe servil të pushtetit nuk punojnë me integritet, dhe keta drejtor mjaftojn për ta deformuar të gjithë sistemin.

Pasojat tashmë janë të dukshme – rritje e konflikteve, dërgim i rasteve në inspektorate, e deri në gjykata, dhe mbi të gjitha, humbje e besimit në proces.

Në këtë kontekst, depolitizimi i arsimit nuk është më slogan, por domosdoshmëri.

Përzgjedhja e drejtorëve duhet të bazohet në meritë dhe profesionalizëm, jo në ndikime politike apo lokale. Pa këtë hap, çdo reformë tjetër mbetet e brishtë.

Nëse nuk ndërhyhet tani nga ministri i cili ka potencial profesional dhe akademik te beje nje reformë rrenjesore e te konceptuar për të përmirësuar cilësinë e arsimit rrezikon të prodhojë të kundërtën: një sistem të kontestuar, të padrejtë dhe jo funksional.