Nga Refki Demaj: Politizimi i vlerësimit të mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Vlerësimi i mësimdhënësve përbën një komponent kyç në garantimin e cilësisë në arsim dhe në zhvillimin profesional të stafit pedagogjik. Megjithatë, në shumë kontekste arsimore, ky proces po karakterizohet nga ndërhyrje politike dhe mungesë meritokracie e profesionalizmi, duke devijuar nga funksioni i tij themelor.

- paragrafi 1 -

Në shumë shkolla, procesi i vlerësimit të mësimdhënësve ka humbur funksionin e tij themelor si mekanizëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe është shndërruar në një instrument kontrolli. Nga një këndvështrim sociologjik, kjo përbën një zhvendosje nga racionaliteti profesional drejt një logjike pushteti, ku marrëdhëniet hierarkike dhe interesat politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën institucionale të shkollës.

- Advertisement - M1

Në vend që të mbështetet në standarde objektive dhe meritokratike, vlerësimi shpesh përdoret si mjet për të riprodhuar struktura ekzistuese të dominimit. Drejtorë të politizuar dhe ekipe jo-profesionale ushtrojnë autoritet në mënyrë selektive, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe pasigurie. Kjo ndikon jo vetëm në motivimin individual të mësimdhënësve, por edhe në kulturën organizative të shkollës.

Mësimdhënësit që punojnë me përkushtim dhe etikë profesionale ndihen të nënvlerësuar dhe të ekspozuar ndaj padrejtësive strukturore. Si pasojë, kemi një formë të “alienimit profesional”, ku individi humbet lidhjen me punën e tij për shkak të mungesës së njohjes dhe drejtësisë. Në këtë kontekst, sistemi i licencimit rrezikon të degradojë, duke humbur legjitimitetin në sytë e vetë aktorëve që duhet ta respektojnë.

Duke u mbështetur në një qasje cilësore dhe teori sociologjike, evidentohen praktika si mungesa e transparencës, manipulimi i feedback-ut dhe favorizimet politike,këto dukuri e dobësojnë motivimin profesional dhe besimin institucional. Prandaj Lind nevoja për depolitizim dhe profesionalizim të procesit të vlerësimit.

- Advertisement - m2

Sipad teorive sociologjike te arsimit dhe pushtetit. Pierre Bourdieu e sheh arsimin si mekanizëm riprodhimi të pabarazive sociale, ndërsa Michel Foucault e analizon vlerësimin si instrument kontrolli dhe disiplinimi institucional.

Studimi përdor qasje cilësore dhe analitike

Të gjitha keto ndikojnë negativisht në motivimin e mësimdhënësve dhe dobësimin e besimit institucional.

Në kushte politizimi, vlerësimi humb funksionin zhvillimor dhe shndërrohet në mekanizëm kontrolli. Sipas Michel Foucault, ai funksionon si instrument disiplinues, ndërsa sipas Pierre Bourdieu kontribuon në riprodhimin e pabarazive. Depolitizimi dhe transparenca janë thelbësore për rikthimin e besimit dhe cilësisë në arsimin profesional.

Politizimi i vlerësimit të mësimdhënësve dëmton cilësinë e arsimit dhe integritetin institucional.

Vetëm përmes depolitizimit dhe profesionalizimit të këtij sistemi mund të rikthehet besimi dhe dinjiteti në profesionin e mësimdhënies.