E shtunë, 21 Shtator, 2024

Nga Refki Demaj: Ligji (absurd) për pensionet (jo)kontributdhënëse të mësimdhënësve në Kosovë

- Advertisement1-

Në bazë ligjit pensional Aktual në Republikën e Kosovës për ta fituar të drejtën e pensionit kontributdhënës i pensionuari duhet ti këtë së paku 15 vite kontribut pune para vitit 1999 !

Po bëhen 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe po aq kohë që kur nomenklaturat legjislative të Republikës së Kosovës nuk kanë arritur të ndryshojnë ligjin pensional dhe të bëjnë reformat e duhura në këtë fushë, në të mirë të atyre që kan kontribuar me punën e tyre në Kosovë edhe në kohën e okupimit klasik të Serbisë fashiste.

- Advertisement -

Të gjithë të punësuarit e lindur nga viti 1960 është e pamundur ta gëzojn pensionin kontributdhënës në Kosovë nga së është e pamundur te arrihet kuota prej 15 vitesh përvojë pune deri në vitin 1999.

Sot një numër i madhë i mësimdhënësve që kanë kontribuar para lufte edhe pse me një përvojë pune deri me 38 vite nuk arrijnë të marrin pensionin kontributdhënës por ju takon vetëm pensioni i pleqërisë.

Kriteri kohorë i përcaktuar prej 15 viteve përvojë dhe kontribut pune deri në vitin 1999 në fillim të zbatimit nuk vërehej së ka krijuar diskriminim dhe pabarazi , sepse kishte të bënte me kontingjentin e punëtorëve të grupmoshave më të vjetra të cilët realisht mund të arrinin kuotën e kërkuar prej 15 viteve pervojë pune deri në vitin 1999.

Por tani diskiminimi realisht po rritet dhe do të dëmtohen të gjitha grup moshat e atyre që kanë lindur nga viti 1960 dhe këndej sepse shumica e tyre nuk mund ta plotësojnë kriterin ekzistues ligjor.

Prandaj urgjentisht shtrohet nevoja që të ndryshohet dispozitavi duke e zvogëluar kohëzgjatjen e kontributit nga 15 vite dhe te behet kompenzimi për aq vite sa kontribut ka dhënë, te merren modelet e shteteve me Demokratike ku nuk behet kurrfar diskriminimi për punëtorët .

Po thuajse asnjiherë Nomenklaturë e kaluar e as kjo aktualja as qe merren me këtë problematikë nga së te zgjedhurit e popullit e kan te zgjidhur qështjen e pensionit për vete,dhe i vetmi deputet kohën e fundit që është marrë me këtë çeshtje është prof. dr. Shemsedin Dreshaj i cili e ka ngritur këtë çështje në komisionin përkatës e pastaj edhe në nivel të debatit Parlamentar por fatkeqsisht edhe kjo nomenklaturë sikurse ato më parë e kan neglizhu këtë nismë dhe e kan refuzu , në stilin “ për inat të kojshisë u kallt shpija”dhe kjo e gjitha në dëm të të gjithëve kontributdhenesve në kohën me te veshtirë qe ka kaluar vendi ! Mjerim …

- Advertisement -rrrrrrr

Legjislativi aktual sikurse ata të mëparshmit ashtu edhe opozita Parlamentare po vazhdojnë me politizimin dhe retorikën tyre për luftën për pushtet pa kurrfar logjike dhe pa kurrfar morali etik njerëzor.

Këtë situat e rendon edhe më shumë fakti që ky shtet nuk ka arritur ende të konsolidojë as sistemin e sigurimit shëndetësore të popullatës.

Është shumë interessante së askush nuk merret me këtë çështje , po thuajse qdo gjë është duke funksionuar në rregull , dhe ata qe duhet te merren me këtë çështje heshtin si :

-Mashti

-Sbashku

-Pensionistët

-Shoqëria civile,

– Sindikatat e Bashkuara të Kosovës

– Sindikatat e sektorëve të veçanta dhe

-Opozita Parlamentare dhe jo parlamentare !

Për Masht-in po dihet është në shërbim të politikës , por është brengosëse heshtja e
Sbashk-ut .

Sbashku merret me shumë me qështjet politike së sa me mbrojtjen e te drejtave te mësimdhënësve , me kercnime për greva dje,sot,nesër,të Cilat asnjiherë nuk i nxorën asnjë të mirë mësuesit ! Jo greva por cilësi dhe mbrojtja e të drejtave themelore për mësimdhënësit, kthimi i dinjitetit dhe autoritetit te mesuesit!

Meqenëse nuk po shihet zgjidhje për këtë çështje një fije shpresë mbetet te kryeministri i Republikes së Kosovës z. Albin Kurti,i cili me aftēsin dhe guximin intelektual dhe me shumicën parlamentare që e ka në parlement mund ta zgjidh këtë ngërq 25 vjeçar.

Mendojë se është koha e fundit që të reflektoj kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti i cili me thellësin e mendimit,zgjuarsinë, retorikën dhe kapacitetin e tij intelektual mund të behet shembull me i mirë i një burrshtetasi qe merrë vendime te mdha ,në të mirë të qytetarëve dhe shtetit te Kosovës.

Ti e meriton të ndjehesh i fuqishëm nga së je pergjegjes për atë që bënë për të mirë apo për të keq !

Është momenti …

Në të kundertën apeloj tek -te gjithë të punësuarit e para luftës në sektorin publik

-te shtresa intelektuale e Kosovës

– te shtresa e jopolitizuar e Kosovës…

Qe bashkarishtë të vet organizohemi dhe ta ngrejmë zërin e arsyes për të drejtat tona në perfshirjen në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës në Republikën e Kosovës !

Refki Demaj , prof. i filozofisë dhe sociologjisë

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...