Nga Refki Demaj: Çfarë e bën një drejtor të suksesshëm?

- Advertisement5 -

Suksesi i një drejtuesi shkolle lidhet ngushtë me aftësinë për të kombinuar menaxhimin efektiv me lidershipin arsimor.

- paragrafi 1 -

Drejtimi i një institucioni arsimor nuk është vetëm një proces administrativ, por edhe një proces social që përfshin marrëdhëniet ndërmjet mësuesve, nxënësve, prindërve dhe komunitetit.

- Advertisement - M1

Nga këndvështrimi i sociologjisë së arsimit, shkolla funksionon si një organizatë sociale ku drejtuesi ka rolin e koordinimit të strukturave dhe të ndërtimit të një kulture bashkëpunimi.

Administrimi i shkollës përfshin dy dimensione kryesore: menaxhimin, i cili lidhet me organizimin, planifikimin dhe zbatimin e detyrave institucionale, dhe lidershipin, që lidhet me aftësinë për të motivuar dhe udhëhequr komunitetin shkollor drejt objektivave të përbashkëta.

Një drejtues i suksesshëm duhet të jetë një shembull për stafin dhe të fitojë besimin e tij përmes përmbushjes me përgjegjësi të detyrave menaxheriale. Nëse menaxhimi nuk realizohet në mënyrë efektive, vizioni për lidershipin arsimor vështirë se mund të pranohet nga mësuesit dhe stafi i shkollës.

- Advertisement - m2

Sipas perspektivës sociologjike, ndikimi i drejtuesit në shkollë lidhet edhe me ndërtimin e një kulture institucionale pozitive, ku bashkëpunimi, komunikimi dhe respekti reciprok janë elemente thelbësore. Në këtë kuptim, drejtuesi nuk është vetëm administrator, por edhe ndërmjetës social që krijon kushte për zhvillimin profesional të mësuesve dhe përmirësimin e procesit të të nxënit.

Një element tjetër i rëndësishëm është vizioni për zhvillimin e shkollës. Udhëheqësit efektivë kanë një ide të qartë për shkollën ideale, e cila ndikon në formimin e kulturës dhe klimës së institucionit. Megjithatë, realizimi i këtij vizioni kërkon hapa gradualë dhe objektiva të arritshëm në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Edhe pse ideali i një shkolle perfekte është gjithmonë në zhvillim, përmirësimet e vazhdueshme kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në përmirësimin e rezultateve të nxënësve.