Nga Raimonda Sino: Udhëzues praktik për mësuesit, hapat drejt digjitalizimit përmes Wordwall dhe Jeopardy

- Advertisement5 -

Mbështetje për Kompetencën Digjitale! Një udhëzues praktik për mësuesit nga Raimonda Sino. Ky material orienton mësuesit hap pas hapi në përdorimin e platformave Wordwall dhe Jeopardy, duke lehtësuar integrimin e mjeteve digjitale në klasë sipas kërkesave të kurrikulës së re.

- paragrafi 1 -

Digjitalizimi i mësimdhënies kërkon qasje të qarta, mjete funksionale dhe orientim praktik për mësuesit. Në këtë kuadër, materialet e përgatitura për platformat Wordwall dhe Jeopardy synojnë të mbështesin përdorimin e qëndrueshëm dhe pedagogjik të teknologjisë në klasë.

- Advertisement - M1

Këta udhëzues praktik është ndërtuar hap pas hapi, duke i ardhur drejtpërdrejt në ndihmë mësuesve për:

krijimin dhe menaxhimin e llogarive në platformat Wordwall dhe Jeopardy,
ndërtimin e lojërave didaktike dhe kuizeve në funksion të objektivave mësimore,
përshtatjen e aktiviteteve sipas lëndëve dhe niveleve arsimore,
zbatimin konkret të tyre në procesin mësimor dhe në vlerësimin formues.

Wordwall përdoret si mjet për përforcimin e njohurive, aktivizimin e nxënësve dhe ndjekjen e progresit të të nxënit.

- Advertisement - m2

Jeopardy, i përshtatur për kontekstin arsimor, shërben si strukturë pyetje-përgjigje që nxit rikujtimin, arsyetimin dhe të menduarit kritik.

Materialet shoqëruese në PowerPoint janë konceptuar për të qenë të qarta, të strukturuara dhe lehtësisht të zbatueshme, duke i ofruar mësuesit siguri profesionale në përdorimin e mjeteve digjitale në klasë.

Wordwall

Jeopardy