E diel, 22 Shtator, 2024

Nga Qazim Morina: Modeli i mësuesit të respektuar

- Advertisement1-

Megjithëse janë të shumta arsyet që një njeri të kërkojë të bëhet mësues, jo kushdo mund të bëhet i tillë dhe aq më tepër mësues i mirë.

jë mësues i mirë duhet të ketë formim kulturor e gjuhësor shumë të gjerë, sepse ai është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë. Ky formim ndikon në personalitetin e tij dhe të nxënësve që edukon.

- Advertisement -

ga personaliteti i mësuesit varen shumë marrëdhëniet dhe klima në klasë e në shkollë, qëndrimi i nxënësve ndaj mësimit, si dhe aspektet sasiore e cilësore të procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Mënyra e sjelljes së mësuesit që shprehet me fjalë dhe veprime, duhet të shfaqë atë që ai pret nga nxënësi, të mos tolerojë rrëmujën, turbullirat, kohën e kaluar kot në klasë e në shkollë, si dhe sjellje të tjera të papërshtatshme e të pamoralshme.

Një mësues i mirë duhet t’u mësojë nxënësve që ata të marrin përgjegjësinë për të mësuarit dhe të arrijnë t’i realizojnë objektivat që i vënë vetes.

Një mësues i mirë duhet të dijë të flasë në klasë, duhet të përdorë një fjalor të pasur dhe të dijë të komunikojë lirshëm me nxënësit, sepse ai është një shembull për ta. Ai duhet të dijë ta drejtojë klasën, pra të arrijë të kufizojë problemet e sjelljes dhe thyerjet disiplinore. Ai duhet të jetë një vëzhgues i ndjeshëm i sjelljes së nxënësve, sepse emocionet e tyre ndikojnë në mënyrën e të mësuarit dhe të të nxënit. Pra, mësuesi duhet të jetë një model para nxënësit…

Pavarësisht nga tipi të cilit i përkasin, mësuesit duhet të zotërojnë këto cilësi:

inteligjencë të caktuar,

- Advertisement -rrrrrrr

njohje të profesionit,

kryerje të punës me ndërgjegje e dashuri për nxënësin,

durim,

qëndrim të drejtë dhe sinqeritet.

Te personaliteti i mësuesit përfshihen bindjet, niveli shkencor e kulturor, figura morale, psikologjike e pedagogjike, aftësia didaktike, fakti nëse ai e do nxënësin dhe shkollën, si dhe nëse ai punon shumë për mbarëvajtjen e tyre.

Mësuesi duhet të jetë në gjendje të shfaqë një qëndrim sa emocional dhe tolerant para shakave të ndryshme të nxënësve, duhet ta kuptojë mirë dhe ta ndjejë botën e tyre emocionale, pra duhet të dijë të përballet denjësisht me ta.

Qëndrimi autoritar i mësuesit ndikon negativisht në sjelljen e nxënësve, ndikon për keq në procesin e të nxënit dhe pengon iniciativën e tyre, duke shkaktuar te secili paqëndrueshmëri psikike dhe pasiguri. Tek e fundit puna e mësuesit është që të vlerësojë pozitivisht të gjitha përpjekjet që bën nxënësi për të mësuar më mirë…

Pra, mësuesi duhet të dijë të japë mësim, jo ta bëjë mësimdhënien gogol. Ora e mësimit duhet të karakterizohet nga një organizim i plotë me një veprimtari të përbashkët e të dyanshme mësues-nxënës.

Nxënësi duhet të respektojë personalitetin e mësuesit dhe mësuesi të respektojë personalitetin e nxënësit. Një marrëdhënie e mirë e të dyja palëve bën që ora e mësimit të organizohet me rregullat e duhura.

Një mësues që shpjegon me nervozizëm nuk mund të krijojë marrëdhënie të mira me nxënësit. Ai duhet të ketë një të folur të përpunuar, një zë normal dhe jo shumë të lartë, me çirrje etj., për të mos i bezdisur nxënësit dhe për të krijuar harmoni në klasë.

Çiltërsia e mësuesit në komunikimin me nxënësit, fytyra e tij miqësore, shpjegimi i qartë dhe me qetësi, bën që ata ta ndjekin me shumë dëshirë mësimin… Mësuesi duhet të jetë shok, prind zëvendësues, mbështetës i egos së nxënësve etj., por pak mësues e bëjnë diçka të tillë…

Mësuesi i mirë kujdeset që nxënësit të përvetësojnë jo vetëm dukuri e shkathtesi, por dhe predispozicione e vlera. Ai përpiqet ta bëjë nxënësin një njeri më kompetent, më të sjellshëm e më të mirë.

Nxënësit duhet të ndihen të sigurt në klasën që mësojnë dhe me mësuesin që kanë, në rast të kundërt ata nuk do të tregohen vigjilentë. Dihet se në moshë të vogël, nxënësit janë më tepër kureshtarë dhe e kanë më të madhe dëshirën për të mësuar.

Disiplina më e mirë për mendimin tim, është vetëdisiplina. Nëqoftëse mësuesi do të mund t’u mësonte nxënësve që të marrin përgjegjësinë e tyre për të mësuarit dhe për mbajtjen e qetësisë, atëherë ky mësues e ka arritur një nga synimet e tij. Një mësues duhet t’u mësojë nxënësve se çfarë është sjellja e pranueshme dhe ajo e papranueshme, t’i ndihmojë ata të përmirësojnë standartet e sjelljes së tyre për të qenë sa më të disiplinuar.

Për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë me klasën e vet, një mësues shembullor duhet që në ditën e parë të shkollës t’u bëjë të qarta nxënësve të gjitha rregullat që duhen zbatuar gjatë vitit, këtu përjashtohen nxënësit e klasës së parë. Qëllimi i një mësuesi është që të formojë nxënës që nuk krijojnë probleme disipline dhe kur arrihet kjo, atëherë mund të themi se mësuesi ka në dorë kontrollin e klasës.

Mendoj se mënyra më e mirë për të qortuar nxënësin kur bën gabime, është ajo që mësuesi duhet të bëjë para klasës, pra shembulli i tij dhe në veçanti duke shpjeguar pse nuk duhet ta përsërisë atë gabim. Nëse një nxënës qortohet para gjithë shokëve, do të rëndohet emocionalisht dhe në klasë do të krijohet një skenë e pakëndshme, sepse ai mund të fillojë të qajë, prandaj mendoj se sjellja e duhur është e folura me të në mënyrë private dhe shoqërore.

Disa mësues kanë parimin se vlerësimi negativ i shtyn nxënësit që të mësojnë më tepër. Vlerësimi ka fuqi individuale. Kjo do të thotë se vlerësimet që merr nxënësi mund ta nxisin atë të mësojë, por dhe mund ta frenojnë, t’ia zbehin dëshirën për të mësuar. Dihet që nxënësit e klasave të ulta të shkollës fillore mësojnë më tepër që të plotësojnë dëshirën e mësuesit, si të thuash është më shumë autoriteti i tij sesa lënda që i tërheq ata. Pra, këta mësues janë të predispozuar që t’u vënë nxënësve nota sa më të ulëta e t’u tregojnë më shumë gabimet se sa arritjet, për t’u kultivuar vetëvleresimet realiste që do të thotë se qëllimet duhet të jenë të arritshme, pra as të paaritshme e as të arritshme lehtësisht. Kjo sipas tyre, se për mendimin tim nxënësi duhet nxitur edhe duke e inkurajuar herë pas here për vlerat dhe cilësitë e tij në të mësuar dhe në të sjellur…

Që procesi mësimor të ketë sukses dhe marrëdhëniet mësues-nxënës e anasjelltas të jenë sa më të mira, mësuesi duhet të zotërojë këto tipare:

1. T’i vlerësojë paanësisht nxënësit,

2. të jetë i drejtë,

3. të jetë njerëzor,

4. të jetë kompetent.

Ky është portreti i një mësuesi që meriton respektin

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...