E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga Prof. Armend Demaku: Mësimdhënësi nuk është robot

- Advertisement1-

Në shoqërinë tonë, fatkeqësisht mbizotron mëndësia e stilit komunist, sidomos në institucione, ku tendenca autokratike është shumë e shprehur.

Eprori vuan që t’i nënshtrohën të tjerët duke iu frikësuar. Gjithmonë, puna që bëni nuk merret parasyshë, esenca është ta duash udhëheqësin dhe je okej. Tipat e tillë e duan mësimdhënësin e stilit “robot”, sepse ai është i servilosur kokë e këmbë.

- Advertisement -

Kreativiteti apo atraktiviteti që ofron një mësimdhënës si frymëzim për nxënësit e tij, tek ne përqeshet në mënyrën më të pistë të mundshme, së pari nga vet institucionet, pastaj nga rrethi shoqëror.

Ju pretendentet europian, futuni në youTube dhe shiqone një orë mësimore në cilëndo shkollë përendimore. Këtu, pikërisht duhet të marrim mësim nga përendimi, e jo të lejojmë që fëmijët tanë të ushqehen me dukuritë e shëmtuara, që shtetet e zhvilluara i luftojnë në shoqëritë e tyre.

Kur një mësimdhënës është atraktiv, nxënësi s’ka pse të frikësohet, ta zëmë për lëndën e fizikës, matematikës apo kimisë. Më një mësimdhënës të tillë, ai mezi e pret orën e artit figurativ, muzikës apo edukatës fizike, duke mos i konsideruar lëndë koti, siç trajtohen në shumicën e shkollave tek ne, për fajin e mësimdhënësve demode.

Mësimdhënës demode është ai tip, që rreth 90% të energjisë së tij e shpenzon në kompleksitet të dukjes “serioz”, me stilin e veshjes kornizë, preokupohet shumë për lecka dhe letra koti dhe vuan të duket mirë para shefit. Ky tip se ka hallin e nxënësit të tij, por shitet si tillë, sepse ai nuk e kupton ç’është serioziteti në thelb. *Ai jeton me të qenurit prof. dhe ia ndalon vetës titullin e të qenurit njeri.* Këta ‘komunistët modern’, këtë mësimdhënës duan. Atë tipin që përshkruan vetëm trajektoren, shtëpi – shkollë dhe, që totalisht është në terr informativ.

Mësimdhënësi modern, së pari ka stil jetese si çdo njëri normal. Ka të drejtë të buzëqeshë, të vesh secilën ngjyrë, të vozis secilën makinë, të jetë i afërt më nxënësit e tij, duke iu dhuruar atyre disponim në orën mësimore, etj. Mësimdhënësi i tillë është i përditësuar për gjërat që rrethojnë dhe e preokupojnë shoqërinë. Ai në celularin e tij, duhet ketë çdo aplikacion që përdorin të rinjtë, në mënyrë që të jetë gjithmonë afër mëndësisë së tyre, sepse kështu më lehtë lufton dukuritë negative në shoqëri. Rrjetet sociale gjithsesi duhet të zënë një vend më rëndësi tek mësimdhënësi, sepse janë dritare e mirë për të plasuar këshilla, mësime apo sugjerime (pa keqpërdor privatësinë e tjetrit).

Me rregulla pedagogjike, mësimdhënësi i cilësdo lëndë, gjatë orës mësmore ka të drejtë të zhvillojë lojëra të shkurtëra për të relaksuar nxënësit e tij. Oratoria e theksuar dhe shprehjet e mira gjuhësore janë karakteristikat thelbësore për një mësimdhënës trendi. Thjesht, një mësimdhënës normal, dhuron energji pozitive, kudo që të jetë. Pikë.

- Advertisement -rrrrrrr

Stilin robot, veshjen kornizë me ‘këpuca të zeza dhe çorapë të bardha’, do t’i luftoj sa të jem gjallë, sepse ato ndjellin distancë dhe mëri për syrin e nxënësit. Eksplorimi në veshje dhuron rifreskim për atë që të shikon teksa ju po flisni. Serioziteti në punë, është plasimi i njohurive që posedoni dhe mënyra e plasimit duhet të bëhet sa me atraktive, pa pasur rëndësi veshja që keni, etj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...