E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha

- Advertisement1-

Visar Berisha, profesor dhe dekan në Universitetin shtetëror të Arizona-s ka marrë pjesë në AI Startup, në Kampin Rajonal për Inteligjencë Artificiale të organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Në kampin për Inteligjencë Artificiale, Berisha foli për AI gjenerative dhe teknologjitë e reja nga OpenAI dhe kompani të tjera.

- Advertisement -

Ai në një intervistë për Telegrafin tha se prezantimi ishte i suksesshëm dhe ngjalli shumë pyetje nga audienca, veçanërisht për rregullat dhe të dhënat e përdorura për trajnim në internet.

Berisha shprehu përshtypje pozitive për të rinjtë e Kosovës, duke vlerësuar potencialin dhe energjinë pozitive që ata kanë.

“Sot fola për gjenerativ AI, për teknologjinë e re që ka dalë nga OpenAI dhe kompani tjera. Kjo temë është diçka që kam studiu edhe gjatë viteve si student. Sa i përket pritjes, më duket se ishte prezantim i suksesshëm. Edhe audienca kishte plot pyetje në fund. Kështu që ajo gjithmonë është si shenjë që ju ka interesu”, tha Berisha, duke treguar se pyetja nga studentët që i bëri përshtypje ishte për trajnimin e këtyre modeleve.

“Njëri në audiencë pyeti për rregullat, për të dhënat që ekzistojnë në internet që mund të përdoren e cilat nuk bën me i përdorë sepse nuk i lejon ligji. Këto janë tema që po zbatohen momentalisht, nuk kanë të gjitha përgjigje momentalisht, mirëpo më vjen mirë kur i shoh që edhe të rinjtë e Kosovës po mendojnë për të njëjta gjëra”.

Ai gjatë intervistës ka ndarë përvojën e tij të emigrimit në SHBA në vitin 1991 dhe sfidat e adaptimit për një familje shqiptare në atë periudhë.

Berisha tha se kanë emigruar në SHBA për shkak të bursës Fulbright të fituar nga babai i tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Fillimisht kishin menduar të qëndronin gjashtë muaj deri në një vit, por janë vendosur për një periudhë të gjatë prej 30 vitesh.

Sfida më e madhe ishte për prindërit e tij, ndërsa ai vetë, si fëmijë, nuk e ndjeu shumë vështirësinë e adaptimit.

“Pesë vitet e para të shkollës fillore i kam kaluar në Prishtinë, mandej në vitin 1991 kemi emigruar për në SHBA, në Arizona. Atje kemi shku për shkak se babi e ka marrë Fulbright Scholarship (bursë e plotë për studime). Kemi pas me ndejt për gjashtë muaj deri në një vjet, mirëpo u bënë 30 vite.

Në fillim ka qenë ndoshta pak më e vështirë, mirëpo ne si fëmijë me thanë që s’kemi pas ku me ditë sa telashe, ato telashe edhe brengat i kanë mbajt prind, kështu që s’ka qenë ku me ditë sa pengesë e madhe”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu shpjegoi se studentët amerikanë nuk e vënë shumë re që ai është shqiptar, për shkak të fokusit në temat teknike-shkencore.

Megjithatë, ai shpesh ndan kulturën dhe ushqimin shqiptar me ta, duke përmendur se studentët pëlqejnë shumë pitet.

“Nuk e di se a ju lë përshtypje atyre se a jam shqiptar apo jo, ndoshta është më interesant këtu se që është atje. Atje gjithmonë flasim për tema teknike-shkencore. Mirëpo edhe kam qejf me ju tregu për kulturën tonë, për ushqimin tonë, shpesh çoj nga ushqimi jonë në laboratorë që t’i shijojnë… pitet u pëlqejnë shumë”, tha ai.

Lidhur me ofertat e punës në Kosovë, Berisha tha se momentalisht është i angazhuar mes SHBA dhe Kosovës, duke ardhur shpesh për vizita dhe projekte profesionale.

Ai përmendi programin “Just Innovates in Balkans” në bashkëpunim me ICK, që përfshin ndihmën për startup-et në rajon dhe sjelljen e tyre në Arizona. /Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...