E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

- Advertisement1-

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo për shkak të nivelit të sigurisë që ekziston në këtë shkollë dhe përreth. Nga Drejtoria e Arsimit theksohet se nuk ka ndodhur asnjë incident më i vogël tash e sa vjet

Javën e kaluar ndodhën disa përleshje mes nxënësve.

- Advertisement -

Disa në objekte shkollore e të tjera jashtë saj.

Por në Gjimnazin ‘’17 Shkurti’’ në Obiliq, ka vite që nuk është regjistruar asnjë problem.

“Siguria është në nivel dhe gjithçka tjetër, edhe marrëdhëniet mësimdhënës me nxënës”, shprehet Vlera Krasniqi, nxënëse e klasës së X-të në këtë shkollë.

Rrjedhimisht, në këtë shkollë vijojnë mësimin edhe nxënës nga kryeqyteti.

“Është viti im i tretë këtu në Gjimnaz, gjithçka është në rregull, atmosfera është e mirë, probleme nuk ka”, shprehet Yll Pllana, nxënëse në klasën e XII-të.

Megjithatë për të mos pasur probleme, shkolla ka ndërmarrë disa masa.

- Advertisement -rrrrrrr

“Mësimdhënësit i kontrollojnë djemt, mësimdhënëset femra i kontrollojnë vajzat edhe çantat edhe në trup, në fund të procesit kontrollohen klasat dhe tualetet. Ndoshta ka pasë raste te vajzat ndonjë parfum apo te djemt ndonjë deodorant, e që edhe ato ua kemi anulu, për shkak të rrezikshmërisë që mund të ndezen”, thotë Besa Gashi, drejtoresh e gjimnazit “17 shkurti”.

Ndërsa për sigurinë jashtë objektit shkollor kujdesen edhe policët civil.

“Është ekipa e Policisë e cila monitoron shkollat e mesme të larta dhe klasët e nënta i vëzhgon në përfundim të orarit të mësimit po edhe secila shkollë e ka ekipin për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes të formum dhe e ka funksional, që asnjëherë nuk raportojnë për ndonjë rast të dhunës këtu në komunën e Obiliqit”, thotë Rexhep Zeka, shef për arsim në Drejtori të Arsimit në Obiliq

Javën e kaluar ndodhën përleshje mes nxënësve në Prishtinë dhe Malishevë. /Tëvë1

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...