“EC SE PO TA *! NANËN.”
Kjo është vetëm njëra prej shprehjeve që sot përdoren nga nxënësit kundrejt mësimdhënësve.
Sharjet, sjelljet vulgare dhe incidentet janë bërë përditshmëri në shkollat tona.
Respekti për mësimdhënësin dhe interesi për mësim pothuajse kanë humbur plotësisht.
Besomni, mësimdhënësit janë në hall të madh, duart i kanë të lidhura. Ndërsa prindërit, pa interesim, të zënë me gjithçka tjetër, përveç fëmijëve të tyre.
Përgjegjësia nuk është vetëm e nxënësve. Fajin e kanë prindërit, institucionet dhe rregullativa ligjore, ku mungojnë masat e duhura ndëshkimore.
Në shkollë duhet të ketë rregull strikt, masa ndëshkimore dhe autoritet të qartë.
Ku mbeti dinjiteti? Ku mbeti edukata dhe respekti për mësimdhënësin?
Turp për nxënësit, për prindërit e tyre dhe për institucionet që e kanë degraduar arsimin.
Më i rëndësishëm është edukimi se sa arsimimi.
