E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Perparim Blakaj: Pse (nuk) duhet pranuar dhurata e 7 Marsit?

- Advertisement1-

Në mars të vitit 1887, në qytetin e kulturës, në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Në krye të vendit vendoset Pandeli Sotiri.

Deri aso kohe, mësimet bëheshin (më) privatisht. Kjo ngjarje u përshkrua atëherë si ‘’një fitore e madhe’’, ndërsa sot festohet si ‘’Dita e Mësuesit’’. Për mësuesin dhe rëndësinë e tij, mund të shpenzojmë tërë ditën të flasim. Ata si ndikues në zhvillimin intelektual, emocional dhe shoqëror të nxënësve, kanë zënë në pozitë të rëndësishme në komunitet. Megjithëse sot, edhe pas humbjes se rolit të mësuesit dhe respektit të përgjithshëm, ata sërish mbeten pjesë e rëndësishme e jona.

- Advertisement -

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka caktuar 5 tetorin si ‘’Dita Botërore e Mësuesit’’. Më vonë edhe Robert Dottrens, hartoi betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit, që thuhet edhe nga mësuesit tanë shqiptarë. Kjo ditë respektohet nga disa vende të botës, duke u shënuar si Dita e Mësuesit. Edhe vendet e tilla, të njohura për armike të njëra-tjetrës, Armenia dhe Azerbajxhani, 5 tetori ‘’i bashkon’’ për të festuar.

Në Kosovë, njësoj si në Shqipëri, festohet 7 Marsit si ‘’Dita e Mësuesit’’. Kjo festë shënohet me disa aktivitete të ndyshme, por ajo çfarë bie më shumë së sy janë fëmijët e shumtë që marshojnë drejt shkollës, me duar të mbushura me dhurata për mësuesit/mësueset e tyre. Dhënia e dhuratave, por edhe marrja e tyre, shihet gjithmonë si formë e shprehjes së dashamirësisë për dikë. Në thelb, kjo gjë është shumë e vërtetë. Mirëpo, si mësimdhënës, duhet dalluar me kujdes të shtuar aspektin etik të pranimit të dhuratave, sidomos kur këto bëhen në ditë të shënuar si kjo, pikërisht nga nxënësit.

Nxënësit shfaqin dashurinë dhe kujdesin e tyre përmes dhuratave. Poashtu prindërit e nxënësve, duke u munduar të përzgjedhin diçka mbresëlënëse, tregojnë respektin dhe kujdesin e shtuar që kanë për arsimuesit e fëmijëve të tyre. Në anën tjetër, mësimdhënësit janë të vënë mes një dileme etike. Ata ose duhet të pranojnë dhuratat dhe njëfarë forme të ndjehen të detyruar të trajtojnë nxënësit ndryshe, ose duhet të refuzojnë dhuratat dhe të thyejnë zemrat e nxënësve dhe prindërve.

Le të diskutojmë me mendje të hapur, pse (nuk) duhet të pranohen dhuratat e 7 Marsit?

  1. Ndjenjat e mësimdhënësve ndaj nxënësve ndryshojnë varësisht nga fakti se a sjellin nxënësit dhurata apo jo. Sjellja e tyre e butë rritet dhe gjykimet e tyre ‘zbuten’ në rast që shohin duart e mbushura me dhurata. Mësimdhënësit që pranojnë dhurata, mund të përballen edhe me njëanshmëri (e pritshme) ndaj nxënësve të caktuar të klasës, paragjykime (qoftë edhe të pavetëdijshme) ndaj ndonjërit nxënës, trajtim të veçantë ndaj njërit nxënës dhe prindit të tij për faktin që ka shpenzuar më së shumti në dhuratë apo ndjenja e të qenurit i detyruar t’i japë fëmijës trajtim më preferencial (ose më keq, t’i japë një dhuratë në këmbim) – e dhurata në këmbim ndaj njërit nxënës, është padrejtësi ndaj nxënësve të tjerë.
  2. Baza e shëndetshme dhe profesionale mes mësimdhënësve dhe nxënësve prishet me marrjen e dhuratave. Mësimdhënësit, edhe pse refuzojnë ta pranojnë një gjë të tillë, është e papërshtatshme dhe joetike, të mbushin veturat e tyre me dhurata të shumta. Në anën tjetër, padyshim se dhënia e dhuratave mund të shihet/jetë një formë ryshfeti, që potecialisht e dëmton dhe e vë në një pozitë të papërshtatshme mësimdhënësin.
  3. Sot jam një mësimdhënës me profesion, mirëpo dikur kur isha një nxënës tjetër në klasë, shfrytëzonim çdo mundësi të përafroheshim më mësuesin tonë. Mësuesi ynë nuk kërkonte asgjë si dhuratë, mirëpo e priste një gjë të tillë. Afër shkollës vendoseshin shitësit e luleve, që atë ditë dhe me 8 Mars, kishin ditët e zgjedhura për fitim. Tregia e 7 dhe 8 Marsit. Gjithmonë dikush nga nxënësit blente dhurata të shtrenjta, të bukura dhe të mëdha, ndërsa unë ndihesha keq sepse ne nuk e përballonim të blinim një dhuratë të shtrenjtë, megjithëse mësuesi e meritonte një dhuratë të tillë. Jam ndjerë i detyruar, dhe ua them me shumë vërtetësi se, të gjithë fëmijët edhe sot ndihen të detyruar të blejnë dhurata edhe nëse nuk dëshirojnë ose nuk i përballojnë dot. Nuk është e drejtë për fëmijët të ndjehen kësisoji e as për prindërit e tyre të kenë presionin e blerjes dhe garimit për dhurata, përkundër shpenzimeve tjera për shkollimin e fëmijëve të tyre.
  4. Mendimi i shumë mësimdhënësve sot është pro-dhuratave. Disa thonë është ‘’shenjë respekti’’, ‘’ato i pranon edhe mbreti’’, ‘’një lule nuk është fundi i botës’’, ‘’një stilolaps nuk kushton aq shumë’’ etj.Lulet janë për mësueset ndërsa stilolapsat për mësuesit. Ky ishte mendimi im, gjatë gjithë shkollës fillore. Kaq më kushtonte zemra të dhuroja për mësimdhënësit e mi. Kaq më dukej e arsyeshme atëherë, e kaq mendoj që mund të mjaftonte edhe sot, për çdokënd që nuk pajtohet asesi për ndalimin e kësaj lakmie.
  5. Në fund, dhuratat mund të jenë një mënyrë për të ndikuar dhe manipuluar me të tjerët. Kur nxënësit japin dhurata, dhe në këmbim marrin një përqafim dhe gëzim në fytyrën e mësimdhënësit, ata edhe mund të presin që marrëdhënia e tyre me mësimdhënësit të jetë më e afërt. Çdo dhuratë, përbrenda ka një kuptim/qëllim të fshehur, qoftë nga ata që pranojnë, qoftë nga prindërit dhe nxënësit që japin. sh: Një mesuese më tregoi që herën e kaluar, mori për dhuratë një fustan, nga prindi i divorcuar i njërit nga nxënësit e saj. Ç’kuptim mendoni që mund të ketë një dhuratë e tillë? Pyesni veten për këtë.
  6. Në botë, disa nga shkollat/qytetet përkatëse, vendosin ligje, miratojnë kode etike për mësimdhënësit në lidhje me dhuratat. Massachusetts për shembull, ndalon një mësues/e të pranojnë dhuratë më me vlerë se 50 dollarë dhe dhurata koleksioni. Shoqata e Mësuesve të Teksasit ka vendosur që një mësimdhënës nuk duhet të pranojnë asnjë dhuratë që dëmton gjykimin profesional dhe përfiton avantazhe. Edhe në Kosovë, Drejtoria e Arsimit e Suharekës, ka marrë vendim që sivjet, përveç lules dhe librit, mësuesit nuk kanë të drejtë të pranojnë dhurata të tjera të shtrenjta. Këtë dhe vendime të tjera, i përshëndes dhe mbështes fuqishëm.

E çfar zgjidhje mund të ofrohet, për ata që nuk duan të pranojnë dhurata?

  1. Ruani standardin etik profesional dhe shprehni qëndrimin tuaj tek administrata e shkollës që nuk dëshironi të pranoni dhurata.
  2. Njoftoni nxënësit dhe prindërit e tyre që nuk dëshironi të pranoni asnjë dhuratë që blihet dhe shpenzohet për të. Si aktivitet, mund të organizoni ‘Krijimin e një kartoline përshëndetëse dhe përshkruese për mësuesin’ ose ‘Ese për 7 Marsin’.
  3. Vendosni disa parime të cilat sqarojnë të gjithë se është e papërshtatshme për ju të pranoni dhurata nga nxënësit tuaj dhe aq më tepër t’i publikoni ato.
  4. Butësisht falenderoni për çdo përpjekje të nxënësve dhe prindërve që kanë për t’u afruar me ju profesionalisht, mirëpo qartësisht shpjegoni që keni etikë profesionale dhe kjo gjë nuk guxon asesi të shkelet, edhe nëse pranoni një dhuratë simbolike.
  5. Nëse prindërit refuzojnë të mos dhurojnë dhurata, atëherë ua sqaroni atyre që mund të pranoni gjëra të thjeshta, një kartolinë e përgatitur në klasë ose një stilolaps.
  6. Konsiderojeni që dhuratat e padëshiruara dhe të panevojshme, t’i dhuroni për një shoqatë bamirësie ose mbledhje fondesh në rrethinë.

Autor: Perparim Blakaj

- Advertisement -rrrrrrr

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...