Nga nxënës, mësues deri në drejtor i shkollës “Emin Duraku” – rrëfimi frymëzues i Visar Osmanit

- Advertisement -

Rruga e Visar Osmanit në arsim është një histori frymëzuese për çdo brez të ri.

- paragrafi 1 -

Ai dikur ishte një nxënës në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë, ku nisi të marrë hapat e dijes, me pas u angazhua si mësimdhënës, kurse sot është drejtor i këtij institucioni.

- Advertisement -

Drejtori Osmani në një rrëfim për Katror.info ka rrëfyer si erdhi në krye të shkollës, ndërsa tregon se në këtë shkollë që është më e vjetra në Prishtinë, i kanë punuar dhe prindërit, transmeton AlbanianEduction.net.

“Babi ka punuar këtu, ashtu edhe nëna ime. Kur pashë situatën jo të mirë të shkollës, ndjeva se toka më thërriste – njerëzit e shkollës më kërkonin të isha aty për ta. M’u desh të lë angazhimet e tjera anash dhe të përqendrohem plotësisht te shkolla. Nuk jam pishman për asnjë minutë të kaluar në këtë rrugëtim”, ka rrëfyer drejtori Osmani, i cili ka terguar se është marrë dhe me muzikë, fushë të cilën e ka lënë edhe pse i ka sjellë të ardhura të mira, vetëm e vetëm që t’i përkushtohet shkollës.

Ai thotë se bashkë me stafin, kolegët e prindërit ka punuar shumë për të ngritur shkollën në nivelin që është sot, ku cek mësimin tërëditor.

- Advertisement -

“Emin Duraku” është shkolla më e vjetër në Prishtinë dhe e para që iu përgjigj reformave, duke hapur rrugë të reja për mësim tërëditor në Komunën e Prishtinës”, thotë Osmani.

Dëgjoni rrëfimin e plotë të drejtorit Osmani dhënë për “Katror”: