E diel, 2 Mars, 2025

Nga nxënës i shkollës “Shkëndija” në mësimdhënës të përkushtuar – Valdrin Rrahmani

- Advertisement1-

Valdrin Rrahmani, i lindur më 27 tetor 1996, është një shembull i shkëlqyer i suksesit dhe përkushtimit në arsim. Dikur një nxënës i shkollës “Shkëndija”, sot ai rikthehet në të njëjtin institucion, por tashmë si mësimdhënës, duke ndarë dijen dhe përvojën e tij me gjeneratat e reja.

Karriera e tij arsimore filloi më 1 shtator 2021 në ISP, ndërsa prej 9 janarit të këtij viti është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës sonë. Megjithëse vetëm prej tre muajsh si mësimdhënës në “Shkëndija”, Valdrini ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj mësimdhënies dhe një qasje moderne e bashkëpunuese me nxënësit dhe kolegët.

- Advertisement -

I dalluar për punën e palodhshme, përgjegjësinë dhe iniciativën, ai ka sjellë një energji të re në shkollë, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti të motivueshëm dhe frymëzues për nxënësit. Si një ish-nxënës i kësaj shkolle, ai e kupton dhe respekton traditën e saj, ndërsa njëkohësisht kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit.

Drejtoresha e shkollës “Shkëndija”, Minire Berisha, e përgëzon Valdrin Rrahmanin për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në procesin mësimor. Rrugëtimi i tij nga nxënës në mësimdhënës është një inspirim për të gjithë dhe një dëshmi e fuqisë që ka arsimimi cilësor në ndërtimin e të ardhmes. I urojmë suksese të vazhdueshme në këtë rrugëtim të rëndësishëm!

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Minavere Reçica, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

Shkollat po vazhdojnë të shpallin mësimdhënësit më të dalluar. Këtë e ka bërë edhe shkolla...

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...