E shtunë, 21 Shtator, 2024

Nga Nuhi Bllaca: Si mund të ndryshohet trendi negativ i cilësisë në arsimin parauniversitar?

- Advertisement1-

Ndonëse për këtë çështje nuk ka një përgjigje të menjëhershme, duhet theksuar se ka shumë faktorë që mund të ndikojnë pozitivisht në ndryshimin e trendit aktual. Këta faktorë kanë të bëjnë me tërë sistemin arsimor në vend jo vetëm me atë parauniversitar.

Pra, unë mendoj se duhet trajtuar problemi nga koka, që do të thotë se duhet ndryshime nga niveli universitar e deri te niveli më i ulët parauniversitar. Një gjë duhet ta kuptojmë se pavarësisht hapave që mund të merren, cilësia në arsim nuk ndryshon shpejt.

- Advertisement -

Në nivelin universitar këto janë vetëm disa çështje ndryshimi i të cilave mund të ndryshojë trendin e sistemit parauniversitar dhe atë universitar në një periudhë 5-10 vjeçare.

1. Forcimi i kuadrove universitare ekzistuese përmes krijimit të kushteve më të favorshme të punës për ta, p.sh:
a) sigurimi i qasjes në revista shkencore me kredibilitet të lartë shkencor për fushat e caktuara të studimit;
b) sigurimi i trajnimeve të mirëfillta për kërkimin dhe hulumtimin shkencor për kuadrot aktuale universitare;
c) shumëfishimi i fondeve për hulumtime shkencore dhe zgjerimi i skemës përfituese, që do të thotë, kushdo që ka aftësi e potencial hulumtues në Kosovë duhet t’i ofrohet mundësia e financimit të hulumtimit të tij/saj pavarësisht se a është pjesë e sistemit universitar apo jo;
d) përcaktimi i kritereve strikte të avancimit në grada akademike, dhe
e) krijimi dhe zbatimi rigoroz i mekanizmave që adresojnë në mënyrë të paanshme keqpërdorimet akademike, si plagjiatura, avancimet pa mëritë etj.

2. Punësimi i kuadrove të reja që kanë diplomuar jashtë vendit, sepse ato kuadro sjellin përvoja dhe njohuri të reja që mund t’i shkëmbejnë me stafin ekzistues dhe forcojnë të gjithë sistemin universitar.

3. Departamentet përkatëse universitare duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre nga teorike në hulumtuese e praktike. Kjo nënkupton që studentët që diplomohen nga këto degë duhet të marrin njohuri specifike, praktike, e teorike për drejtimin që studiojnë dhe të dalin të kualifikuar për profesionin e tyre. Për më tepër, studentët duhet të përgatiten për zhvillim profesional të mëtutjeshëm që nënkupton t’i marrin shkathtësitë e nevojshme për zhvillim të mëtejmë profesional.

4. Studimet e së ardhmes nuk duhet fokusuar vetëm në një drejtim, por të paktën në një kryesor e në një dytësor. P.sh, një student që studion gjuhën si fushë kryesore, duhet ta studiojë edhe një fushë dytësore, p.sh. teknologjinë e informacionit, ose gjuhën dhe psikologjinë. Këto lloj programesh studimore ofrohen në shumicën e vendeve evropiane ku studentët marrin njohuri të avancuar në dy fusha të ndryshme dhe i ndërlidhin ato për profesionet e të ardhmes së tyre.

Në nivelin parauniversitar duhet të ndryshohen këto aspekte:
1. Investim i madh në infrastrukturën e brendshme të shkollave, si pajisja e klasave me teknologji p.sh. kompjuter, smartboard, ose projektor.

- Advertisement -rrrrrrr

2. Krijimi ose dizajnimi i mirëfilltë i një platforme digjitale (lloj ditari, baze e të dhënave) unike për sistemin parauniversitar dhe pilotimi i saj në disa shkolla menjëherë.

3. Ofrimi i trajnimeve të mirëfillta për stafin arsimor ekzistues por vetëm pasi të jetë bërë një analizë objektive e nevojave për trajnime. Trajnimet të jenë kusht për gradimin e mësimdhënësve sipas një skeme të menduar mirë dhe të ofrohen në ambiente jashtë shkollave qoftë brenda Kosovës ose edhe jashtë saj, ashtu që të njëjtat të mos jenë vetëm trajnime dhe rutinë por të jenë përvoja atraktive e motivuese për mësimdhënësit.

4. Matja e vazhdueshme e efektit të trajnimeve të realizuara dhe reflektimi mbi to.

5. Sigurimi i pavarësisë së plotë të mësimdhënësit në vlerësimin e tij/saj, dhe ndalja e ndikimit potencial (nga prindërit, kujdestarët e fëmijës) në vlerësimin e nxënësit.

6. Punësimi i mësimdhënësve të rinj të jetë transparent, i paanshëm, apolitik, dhe konkurrentë. Publikimi i raportit të vlerësimit nga komisioni përzgjedhës për kandidatin fitues, ku të gjithë kandidatët konkurrentë për pozitën e njëjtë të kenë të drejtë në qasjen e plotë të profilit të kandidatit të përzgjedhur për t’u siguruar që procedura e punësimit është bërë në përputhje me rregullat e parapara.

7. Zhvillimi i aftësive të mësimdhënësve për hulumtime në veprim, dhe organizimi dhe financimi i një konference vjetore për arsimin parauniversitar ku të gjithë mësimdhënësit e interesuar të mund të prezantojnë të gjeturat e hulumtimeve të tyre dhe t’i ndajnë përvojat me kolegët e tyre. Për këtë konferencë të caktohen tri çmime vjetore për punimin më të mirë dhe të shpërblehen mësimdhënësit për punën e tyre kërkimore.

8. Ngritja e pagës aktuale në nivelin e duhur (aq sa siguron të ardhura të mjaftueshme dhe të dinjitetshme ku mësimdhënësi ndihet i vlerësuar për punën që e bën).

9. Ndalja me urgjencë e ofendimeve, sharjeve dhe fryrjeve në drejtim të mësimdhënësve, sepse të gjitha këto ndikojnë negativisht në motivin e tyre për punë dhe në përforma.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...

Mitrovicë, njohës të arsimit propozojnë që lënda “Edukimi për Paqe” të jetë e integruar në kurrikulat shkollore

Një diskutim i organizuar nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile bashkoi rektorë, profesorë...

Pensionohet mësimdhënësi Murat Demolli nga Prishtina

Është pensionuar Murat Demolli, mësimdhënës në shkollën "Gjergj Fishta" në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i...