E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Nuhi Bllaca: Digjitalizimi i shkollave nuk është luks, por nevojë urgjente

- Advertisement1-

Shkruan: Nuhi Bllaca


Digjitalizimi i shkollave nuk eshte luks, por nevoje urgjente.

- Advertisement -

Nder te tjera, kjo eshte e domosdoshme sepse nga dokumentet qe leshojne shkollat sot (deftesat) te krijohet pershtypja qe ne fushen e arsimit sikur kurre asnje ndryshim s’eshte bere qe nga hapja e shkolles se pare shqipe!

Merreni me mend, per ta plotesuar nje deftese te klases se 9-te, mesimdhenesi (kujdestar i klases) duhet t’i shkruaj 67 nota me numer (1-5) dhe 67 nota me fjale (pamjaftueshem-shkelqyeshem) me dore.

I rrethuar e stresuar nga ky grumbull numrash, gjate plotesimit te defteses eshte pothuajse e pamundur te shmangen gabimet, qe ne praktike edhe gabimi me i vogel e bene deftesen te pavlefshme, dhe si rrjedhoje duhet te plotesohet nje e re.

Per ta lehtesuar kete proces nuk duhen investime miliardshe. Mjafton qe cdo shkolle ta kete nje program te deftesave dhe nje printer adekuat (i ngjashem me ate per certifikate-ekstrakt te lindjes qe kane komunat) dhe ky proces digjitalizohet. Nese per asgje tjeter, deftesa duket me serioze.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....