E hënë, 20 Janar, 2025

Nga një muaj paraburgim për edukatoret e dyshuara për dhunë ndaj 3-vjeçarit

- Advertisement1-

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për dy punëtoreve N.M dhe N.H, të cilat po dyshohen për ushtrim të dhunës ndaj 3-vjeçarit në Çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

Lajmin është bërë i ditur Gjykata përmes një njoftimi, ku thuhet se ky vendim është marr për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurat kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurave, andaj të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilën. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër dy të pandehurave dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, po ashtu gjykata ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurave dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...