Nga Njazi Hyseni: Në Pejë kërkohet ‘vlerësim’ i mësimdhënësve – një proces që rrezikon të kthehet në farsë

- Advertisement5 -

Në Komunën e Pejës, 194 mësimdhënës figurojnë si tepricë teknologjike, duke rrezikuar të humbasin vendin e punës vitin e ardhshëm. Kjo është pasojë e rënies së numrit të nxënësve — një krizë e ditur prej vitesh, por e neglizhuar nga Drejtoria e Arsimit.

- paragrafi 1 -

Në shumë shkolla të vendit — sidomos në shkollat profesionale — ka klasa me vetëm 7 nxënës. Çfarë ndodh vitin tjetër kur këto drejtime mbyllen? Kush mban përgjegjësi për mësimdhënësit që rrezikojnë të mbesin pa normë?

- Advertisement -

Komunat vazhdojnë pa asnjë plan strategjik: nuk ka skenarë për sistemimin e mësimdhënësve, as koordinim me MASHT-in, as reforma graduale.

Një nga zgjidhjet e mundshme, që unë e shoh si më të arsyeshmen, është bashkimi i shkollave profesionale në një institucion të vetëm me tranzicion disa­vjeçar.

Po ashtu, asnjë vend i ri pune në arsim nuk duhet të shpallet derisa secili mësimdhënës ekzistues të ketë plotësuar normën e tij.

- Advertisement -

Në Pejë, në vend të planifikimit, tani kërkohet “vlerësim” i mësimdhënësve — një proces që rrezikon të kthehet në farsë, ku përparësi mund të kenë të lidhurit me pushtetin, ndërsa mësimdhënësit e ndershëm të penalizohen.

Para çdo “vlerësimi”, një gjë është e qartë: Drejtori i Arsimit duhet të japë dorëheqje.
Kjo situatë ka qenë e parashikueshme prej vitesh, dhe me planifikim të duhur kjo krizë mund të ishte evituar plotësisht.