E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nga Ndrec Përlleshi: Kurrikula e re, sfidat e saj në përvjetorin e dhjetë

- Advertisement1-

Pilotimi i Kornizës Kurrikulare për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe kurrikulave bërthamë nisi në vitin 2014, sipas UA 23/2014, dt. 21.07.2014 (MASHT).

Ç’ndodhi gjatë këtyre viteve, ndërkohë që bota po ecën me hapa të shpejtë falë inteligjencës artificiale?

- Advertisement -

Në këto dhjetë vite janë ndërruar disa qeveri, shumë ministra të arsimit (gjashtë, nëse nuk gabohem), por arsimi ka vendnumëruar.

Në zbatim të ndryshimeve ky projekt madhor kishte kusht krijimin i një sistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm, sigurimin e cilësisë, e njëkohësisht duhej të ofronte llogaridhënie në të gjitha nivelet.

Por kësaj periudhe i mungojnë të dhëna hulumtuese për rezultatet e kësaj Kurrikule (mund të përjashtohet Instituti i Pedagogjisë me disa hulumtime dhe prezantime).

Shtrohet pyetja: kush mund të merret? Përgjegjësi e kujt është?,

Në tërësinë e procesit Inspektoriati i Arsimit, si një ndër hallkat kryesore të treguesve të cilësisë aktualisht ka 23 inspektorë, prej të cilëve 50% kanë kaluar moshën 60 vjeçare, shtoji kësaj faktin se prej tetë vitesh MASHTI nuk ka arritur të rekrutojë inspektorë, siç duket duke mos mundur të rehatojë simpatizantët e partisë. Për rrjedhojë, disa regjione kanë mbetur pa inspektorë (Gjakova me një ekspert, apo Ferizaj me një inspektor).

Drejtoritë Komunale të Arsimit i janë shmangur qëllimit të tyre mbështetës në këtë proces duke u përqëndruar jo në zbatim të mekanizma të besueshëm. Vërehet dukshëm se janë shndërruar në strukturë që sigurojnë punësimin e përkrahësve të partisë që ka pushtetin komunal, qofshin zyrtarë, drejtorë apo mësimdhënës, fatkeqësisht pa marrë parasysh cilësinë e kuadrove; mjafton të jenë përkrahës ose të kenë lidhje me politikën vendimmarrëse.

- Advertisement -rrrrrrr

Çdo vit ka dukshëm zvogëlim të numrit të nxënësve (shih statistikën e MASHTI-it për vitet 2013-2014 dhe 2023-2024). Gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare numri i nxënësve është zvogëluar për 60629 nxënës; 379546 nxënës në vitin shkollor 2013-2014, në 318917 për vitin shkollor 2023-2024.

Nga faza e pilotimit e deri tani, ndryshimet legjislative kanë qenë të bollshme; ndërrime të shpeshta të UA për pranim të kuadrit mësimdhënës të arsimit të përgjithshëm (9/2014 ; 6/2015 ; 10/2018 ; 5/2021) e ndërsa për rezultate, mjaftojnë ankesat e të gjithë atyre që kanë përfunduar master, por nuk mund të pranohen para atyre me bachelor me 240 ECTS, duke qenë se këto udhëzime e kanë mundësuar. Ndërsa të diplomuarit në arsim privat pas vitit 2011 nuk mund të emërohen mësimdhënës, por mund të emërohen zyrtarë arsimorë nëpër DKA-të komunale dhe inspeëtorë të arsimit.

Ndërrime të UA-ve për vlerësim të nxënësve (8/2016; 6/2022), nga dy gjysmëvjetorë në tri perioda-me nga dy vlerësime përmbledhëse (VP1, VP2). Sapo mësimdhënësit filluan të mësohen, u ndërrua udhëzimi duke u kthyer prapë me dy gjysmëvjetorë me nota të barabarta.

Vlerësimi i performancës së mësimdhënëve filloi pas daljes së UA 14/2018; me punën e këtyre pak inspektorëve u bë vlerësimi i rreth 700 mësimdhënësve (të cilët tani kanë rastin më të mirë të avancohen me licensë), por u ndërpre pasi Inspektoriati nuk ka kapacitete.

Procesin e vazhdimit të licensës së karrierës sipas UA 15/2023, përmes vlerësimit do ta realizojnë drejorët e shkollave të cilët deri më tani nuk kanë kryer asnjë ditë ditë trajnim në këtë drejtim.

Në SHML vazhdojnë profile të njëjta që nga viti 2004 (20 vite), pa analizuar askush nevojat e tregut të punës, vetëm diplomime. Ndërsa akreditimet e shkollave të mesme profesionale kane mbetur vend numëro.

Pjesa më e madhe e drejtorëve (për të mos thënë gjysma) dhe pse me numër nxnësish më të ulët se 250, dhe që sipas legjislacionit duhet të mbajnë 10 orë mësimi, paguhen në mënyrë të barabartë me drejtorët e shkollave me 1000 nxënës. Për të hollat që po merren nëpërmjet gjykatave (për ushqim, udhëtim, licensa, inflacion, etj.) më së miri e dinë DKA-të që po u bllokohen xhirollogaritë.

Arsimi në vetvete nuk është çështje politike, por politikat e mira arsimore ndryshojnë dukshëm ardhmërinë e vendit.

Nëse Kosova do ishte një shtet në të cilin prioritet do të ishte zbatimi i ligjit, për këtë gjendje të krijuar në arsim, përgjegjësit do gjendeshin përpara drejtësisë.

Ne jemi përfshirë në një proces të rëndësishëm për t’u përshtatur në ndryshime cilësore të domosdoshme për epokën por kemi ngecur në mendësi të vjetër të pandëshkueshmërisë.

Me shkatërrimin e arsimit, po shembet e ardhmja e vendit.

*Autori i shkrimit është ekspert i arsimit

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Shtesat 100 euro për fëmijë – ministri i Financave tregon a do të dalin këtë javë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë dje se do të mundohen që gjatë...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...