Nga Murat Mustafa: Pse ky kalendar shkollor?

- Advertisement5 -

Procesi mësimor për gjysmevjetorin e parë mbaron më 24 dhjetor, pra nesër ditë e mërkurë, ndërsa gjysmevjetori i dytë fillon me 8 janar ditë e enjte. Merreni me mend procesi mesimor fillon dhe mbaron në fundjavë!

- paragrafi 1 -

Pse, mos me fillu të hënën me 12 janar e të kish mbaruar të premten e kaluar??
Logjikë e mbrapsht!

- Advertisement -

Ky kalendar shkollor nuk është as i rastësishëm, as i ri. E kemi përjetuar të njejtën situatë edhe gjatë pushimit vjeshtor dhe me këtë logjikë, me shumë gjasë do të përsëritet edhe në pushimin pranveror.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më 24 dhjetor, ditë e mërkurë, dhe rifillimi i gjysmëvjetorit të dytë më 8 janar, ditë e enjte, nuk përputhet me asnjë logjikë normale organizimi. Mbyllja dhe hapja e procesit mësimor në mes të javës e pengon procesin dhe krijon konfuzion te të gjithë pjesëmarrësit në arsim, poashtu prish ritmin mësimor dhe e bën javën e mbarimit dhe të fillimit parë pothuajse joefektive.

Kjo mënyrë planifikimi është e palogjikshme dhe në dëm të nxënësve.

- Advertisement -

Humbje e vazhdimësisë në të nxënët.

Nxnësit nuk arrijnë të krijojnë një cikël të plotë pune, gjë që ndikon negativisht në përvetësimin e njohurive.

Vështirësi në rikthim pas pushimit.

Kur mësimi fillon të enjten ose të mërkurën, nxënësit e kanë më të vështirë të përshtaten menjëherë. Dy ditë mësimi nuk mjaftojnë për t’u futur seriozisht në proces, duke e bërë javën e parë joefektive.

Uljen e motivimit dhe përqendrimit.

Një kalendar i çrregullt krijon ndjenjë pasigurie dhe mungesë serioziteti. Nxënësit e perceptojnë procesin si të paorganizuar, çka ndikon drejtpërdrejt në motivim dhe në nxënie.

Humbje efektive e ditëve mësimore.

Edhe pse në letër figurojnë ditë mësimi, në praktikë ato ditë të shpërndara në mes të javës nuk japin rezultat të plotë pedagogjik, duke e ulur cilësinë reale të mësimit.

Psh: sot interesimi i nxënësve ka qenë zero, vazhdon edhe në dy ditët e mbetura.

Ndikimi ndihet edhe te mësimdhënësit dhe te cilësia e përgjithshme e procesit mësimor, pasi planifikimi pedagogjik prishet dhe puna e djeshme, e sotme dhe nesër bëhet shkel e shko.

Disa pyetje për institucionet përgjegjëse:

Pse kalendari shkollor ndërtohet në mënyrë që ndërprerjet dhe rifillimet të bien në mes të javës?

A është bërë ndonjë analizë pedagogjike për ndikimin e këtij organizimi te nxënësit dhe mësimdhënësit?

Pse nuk respektohet parimi bazë i përfundimit dhe fillimit të periudhave mësimore me javë të plota?

Kush mban përgjegjësi për këtë lloj planifikimi dhe pse i njëjti model po përsëritet nga një pushim në tjetrin?

A ka ndonjë arsye reale që e justifikon këtë kalendar, apo thjesht bëhet fjalë për mungesë koordinimi?

Institucionet nuk mund të vazhdojnë me kalendarë të ndërtuar pa analizë reale të ndikimit në praktikë sepse arsimi nuk funksionon me improvizime.

Kërkohet rishikim serioz i kalendarit shkollor, në mënyrë që periudhat mësimore të përfundojnë dhe të fillojnë me javë të plota, duke garantuar vazhdimësi, qartësi dhe stabilitet në procesin mësimor.

Arsimi kërkon rregull, parashikueshmëri dhe respekt për procesin mësimor. Pa këto, pasojat po i bartin nxënësit sot dhe shoqëria nesër.

Zgjidhja është Agim Bahtiri, andaj mos lëshoni pe, pa e bërë Ministër të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Se .. … nuk bëhet.

  • Autori ëshfë mësimdhënës