E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Nga muaji janar, nis Shërbimi për Këshillimin e Karrierës në të gjitha klasat e 9-ta

- Advertisement1-

Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm MAS do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të.

Qëllimi i këtij hapi të ministrisë është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional.

- Advertisement -

Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit.

Qëllimi i këtij hapi të ministrisë është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional, bazuar në përgatitjen e tyre, preferencat dhe kërkesat e tregut të punës.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.

Kushi shton se ky shërbim do të mbështetet edhe në edukimin për karrierën, që tashmë është pjesë e kurrikulës së bazuar në kompetenca për të gjithë sistemin arsimor dhe që i ndihmon nxënësit për t’u orientuar drejt prirjeve dhe aftësive profesionale për menaxhimin e karrierës së tyre në të ardhmen.

Nga muaji janar 2023 do të organizohen edhe panaire promovuese ku nxënës të klasave të 9-ta dhe prindërit e tyre të shohin dhe mësojnë nga afër rreth profesioneve që kanë shkollat profesionale.

Gjithashtu, shkollave 9-vjeçare do tu jepet mundësia që të vizitojnë dhe bëjnë takime me shkolla profesionale për të folur rreth programeve profesionale.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithashtu, do të realizohet edhe trajnimi i mësuesve për të bërë të mundur një shërbim sa më cilësor nga një staf i kualifikuar.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...