E shtunë, 18 Janar, 2025

Nga Modest Beqa: Përzgjedhja e inspektorëve të arsimit – konkursi do të duhej të anulohej

- Advertisement1-

Para disa ditëve hasa në një listë ku ishin përzgjedhur si kandidatë të suksesshëm për pozitën e inspektorit të arsimit.

Meqenëse edhe vet personalisht jam pjesë e sistemit arsimor si mësimdhënës me disa vite përvojë pune i njoha menjëherë pothuajse të gjithë ata kandidatë të përzgjedhur në këtë pozitë.

- Advertisement -

Në sy më ra një nga emrat e përzgjedhur si kandidate fituese për pozitën e inspektores së arsimit. Emri i saj nuk është me rëndësi të ceket sepse e tëra ajo që kam si qëllim nuk është aspak personale, por thjesht dua të vë në pah dukuritë apo të themi më mirë anomalitë që po e karakterizojnë arsimin në vendin tonë.

Të them të drejtën e kisha një bindje shumë të madhe që këtë emër nuk do ta hasja në këtë listë dhe kjo për shumë arsye që do të ceki në vijim.

Ky emër për shumicën dërrmuese nga ne që jemi pjesë e sistemit arsimor, por po besoj që edhe nga një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit ku unë jetoj është e njohur si njëra ndër top personalitetet më skandaloze që ka njohur qyteti ynë, dhe nuk prsinim që një figure e tillë të zgjidhej në këtë pozitë shumë të ndjeshme që kërkon të ketë një personalitet dhe profesionist të mirëfilltë e mbi të gjitha një karakter të pastër njerëzor.

Të gjitha të bëmat e kësaj inspektoreje të perzgjedhur ne konkursin e sivjetëm për inspektorë të arsimit janë te njohura për shumicën e atyre që kanë punuar gjatë kohës sa ishte mësimdhënëse, por edhe si drejtoreshë e shkollës dhe asnjë nga të bëmat e saj nuk është shpifur apo trilluar, për faktin se kanë qenë drejtëpërdrejtë dëshmitarë të punës së saj si mësimdhënëse apo si drejtoreshë e shkollës.

Gjatë kohës sa ishte vetë mësimdhënëse mbante mësim gjysmak ku ora e saj e mësimit nuk përfundone sipas orarit te caktuar, por ndërpritej dhe dilte nga klasa që të menaxhonte shitjen e kifleve në shkollë dhe në ketë mënyrë privonte nxenësit për mësimnxënie të paraparë me orarin e caktuar mesimor.

Gjatë kohës sa ishte drejtoreshë mbahet mend për një sërë skandalesh të ndryshme ku njëra ndër to ishte kur kryetari i komunës vizitonte shkollën dhe kjo si drejtoreshë për të treguar tipin prej nje servileje kishte planifikuar pritje madhështore duke mos i kursyer as nxënësit e pafajshem, por duke i shfrytëzur ata në mënyra tepër vrazhda.

- Advertisement -rrrrrrr

Shihet edhe në foto të publikuar se si nxënësit mbartnin maica në të cilat ishte vendosur fotografia e kryetarit te komunës dhe kjo për shumicën e njerëzve që kanë një logjikë të shëndoshë dihet se këto metoda praktikohen vetëm në shtete si Korea e Veriut.

Maltretimet pa baza ndaj stafit të mësimdhënësve janë të panumërta ku pa asnjë bazë ligjore ku shpesh kërkonte nga ta ndonjë kërkesë që plotësonte tekat saj si ajo kur kërkonte që planet mësimore të punoheshin vetëm në programin kompjuterik EXCEL dhe me automatizëm bënte me dije se nuk pranonte ato në programin kompjuterik WORD apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Në grupin e shkollës ku mësimdhënësit diskutonin vetëm për gjëra që kishin të bëjnë me proceset e ndryshme në shkollë ajo keqperdorte atë duke njoftuar për takime politike që mbante në atë kohë fushate njëra ndër kandidatet për kryetare te komunes dhe në këtë mënyrë bënte shkelje flagrante.

Edhe shumë padrejtësi tjera të ndryshme që shumica e stafit të msimdhënësve i paraqiste në organet konunale përkatëse bënë që më në fund pas shumë reagimeve të drejta ajo te mos zgjidhej edhe për një mandat tjetër në postin e drejtoreshës.

Me plotë të drejtë shumë pyesin se si mundet tani pas gjithë këtyre anomalive të zgjidhet si inspeketore e arsimit dhe të jap keshilla e të kontrollojë punën e mësimdhënësve tjerë kur të pothuajse gjithë kanë njohuri për punën skandaloze te saj ne fushën e arsimit.

Andaj e tëra ajo që dua të them është se duke patur parasysh gjitha këto rrethana ky konkurs do duhej anuluar dhe në keto pozita shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme që përbëjnë hallkat e shtetit duhet pasur tepër kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve potencial sepse në të kundërt bien ndesh të gjtha ato premtime galomane të kësaj qeverie për një arsim cilësor, me njerëz profesionist dhe të pastër moralisht në punën e tyre dhe që do të bënin një avancim drejt zhvillimit shumë të nevojshëm të arsimit ne Kosovë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...