Nga Modest Beqa: Mirëqenia emocionale e mësimdhënësit – një themel i shpërfillur i cilësisë në arsim

- Advertisement -

Në qendër të çdo shkolle, përpara çdo plani mësimor dhe çdo reforme, qëndron mësuesi. Jo si titull, por si njeri.

- paragrafi 1 -

E megjithatë, kur flasim për përmirësimin e arsimit, rrallë kujtojmë të pyesim: si ndihet mësuesi? Si është gjendja e tij emocionale?

- Advertisement -

Është një pyetje që duket e thjeshtë, por mbart një fuqi të jashtëzakonshme,sepse nuk ka cilësi në arsim pa mirëqenie te ai që e bart atë çdo ditë.

Shpesh pritet nga mësuesit që të jenë gjithmonë të gatshëm, gjithmonë të duruar, gjithmonë të fortë. Por mësuesi është qenie njerëzore, me emocione, me lodhje, me brenga të veta. Kur këto emocione anashkalohen, kur stresi grumbullohet në heshtje, ai reflektohet në cilësinë e mësimdhënies dhe në marrëdhënien me nxënësit.

Një mësues që hyn në klasë i qetë dhe i pranishëm, krijon ambient të sigurt dhe frymëzues. Në të kundërt, një mësues i lodhur emocionalisht shpesh pa vetëdije e ngarkon klasën me tension dhe pasiguri. Nxënësit nuk mësojnë vetëm nga fjalët, por nga gjendja që ne u transmetojmë.

- Advertisement -

Për një mësues, të kujdeset për veten nuk është egoizëm apo luks, por është domosdoshmëri. Një pushim i vogël gjatë ditës, pak qetësi mendore, pak më shumë ndjeshmëri ndaj vetes, janë akte që ruajnë energjinë për të dhënë më shumë dashuri, durim dhe cilësi.

Nxënësit nuk inspirohen vetëm nga mësimi i mirë, por nga prania e mësuesit. Kur mësuesi është emocionalisht i ekuilibruar, ai dëgjon më mirë, kupton më thellë, dhe ndikon më gjatë.

Çdo reformë arsimore që anashkalon shëndetin emocional të mësimdhënësit është e gjymtë. Shkollat duhet të jenë vende ku mësuesi ndihet i mbështetur, i vlerësuar dhe emocionalisht i sigurt. Vetëm atëherë mësuesi mund të japë më të mirën nga vetja. /AlbanianEducation.net/.