Para luftës, në Kosovë familjet jetonin në bashkësi familjare më të gjera. Antarët e familjes kishin kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Kjo mbështetje morale ndikonte pozitivisht në martesa të hershme të të rinjëve tanë ndërmjet moshave 18-25 vjeç.
Këto martesa patën shumë rëndësi në shtimin e popullsisë në përgjithësi. Pas luftës, përkatësisht pas vitit 1999, për arsye nga më të ndryshme , familjet filluan të jetonin në bashkësi më të vogla pra nga vetë rrethi i ngushtë familjar.
Me këtë ndryshim, fillon edhe pasimi i martesave të vonshme, duke shkaktuar edhe rënien e natalitetit, siç po ballafaqohemi çdo ditë e më shumë. Tani në epokën tonë të modernizuar, lindjet janë më të pakëta krahasuar me atë të para luftës.
Disa të rinj nuk dëshirojnë më shumë se një ose dy fëmijë për arsye ekonomike, të tjerët martohen në mosha më të shtyera dhe nuk duan më shumë se një fëmijë, të shumtë janë ata me nga dy fëmijë, nuk duan më shumë sepse janë të përqëndruar në karriera profesionale dhe nuk kanë “kohë”.
Shumica e popullatës, nga moshat më të ndryshme, sidomos ajo e moshës së re po emigrojnë në vendet përendimore siç janë: Gjermania, Zvicrra, Italia, Austria, etj., ku atje edhe po i krijojnë familjet e tyre, disa edhe vajtje me bashkim familjar.
Pra për këtë shkakë, ne mendojmë se janë shumë faktorë socio-ekonomik, por dy më kryesorët kjo e natalitetit, emigrimi në qytete më të mëdha dhe emigrimi jashtë vendit, të cilët kanë ndikim jashtzakonisht negativ për vendin, shtetin ku ne jetojmë dhe veprojmë.
Si pasoj e kësaj, trendi i rënies së numrit të nxënësve po vazhdon dhe kjo dukuri vërehet dukshem në kopshte dhe në shkollat rurale po ashtu edhe në qytete. Për çdo vit më pak numër të nxënësve të regjistuar nëpër shkollat e Kososvës.
Pothujase është përgjysmuar dhe do të vazhdoj akoma më shumë. Ka shkolla me nga dy, tre, apo katër nxënës.
Më vështirë, më sfidues dhe me pasoja të mëdha është fakti të punosh me 4 nxënës se sa me 40-të. I madhi, Viktor Hugo thoshte: “Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu”, por fatkeqësisht shkalla e natalitetit, apo mungesa e lëndës së parë dhe më kryesore në shkollë siç janë vet nxënësit, po bie gradualisht e bashkë me të edhe numri i shkollave.
Pra, paralelet e ndara kanë filluar të reduktohen, apo të shkrihen në shkollat e mëdha.
Shumë mësimdhënës do të mbesin në dorën e fatit me panikë deri në risistemim të mëtutjeshëm, disa mësimdhënës kanë filluar edhe të largohen nga vendlindja e tyre duke emigurar në përendim për të një punë më të sigurt dhe për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjen e tij.
Te tjerët mbesim me shpres që shteti duhet të reflektoj sa më parë për t’i luftuar këto dukuri, faktorët socio-ekonomik, faktorët ndikues të natalitetit dhe faktorët ndikues të emigirmit, në të kundërtën e saj shteti jonë, vendlindja jonë, vet Kosova mund të mbes si një “LULE” pa ujë dhe pa dritë!
A a mund të zhvillohet?-JO!
*Autorja është mësuese në Sh.f.m.u ” Haradin Bajrami ” Qylagë – Lipjan
/Albanian Education/