Nga Miranda Agolli: Kur preket mësuesi, tronditet e ardhmja

- Advertisement5 -

Ngjarja e ndodhur në një shkollë në Prishtina më bëri të ndalem e të reflektoj thellë, jo vetëm si mësuese, por edhe si nënë. Sepse shkolla nuk është thjesht një institucion; është vendi ku formohet mendja dhe karakteri i brezit që do të na përfaqësojë nesër.

- paragrafi 1 -

Ne hyjmë çdo ditë në klasë me besimin se dija ndryshon jetë. Me përkushtimin për të dhënë jo vetëm mësim, por edhe shembull.

- Advertisement - M1

Një mësues nuk jep vetëm njohuri, ai jep kohë, durim, kujdes, këshillë. Shpesh bëhet zëri që qetëson, dora që mbështet, orientimi që ndriçon.

Kur dhuna prek një mësues, ajo nuk është vetëm një akt individual. Ajo cenon besimin mbi të cilin ngrihet procesi arsimor. Cenon respektin, që është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme mes nxënësit, prindit dhe shkollës.

Mësuesi nuk kërkon privilegje. Kërkon dinjitet dhe siguri për të ushtruar misionin e tij.

- Advertisement - m2

Sepse pa respekt, nuk ka edukim të vërtetë. Pa autoritet moral, fjala humbet peshën e saj.

Të lëndosh një mësues sot, do të thotë të dobësosh zërin që formon brezat.

Dhe një shoqëri që dobëson mësuesin, rrezikon të dobësojë të ardhmen e vet.

627241453 2310462612762259 5013977419914737017 n

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara