E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nga Mimoza Rexhvelaj: U bënë vite që arsimi ka marrë teposhtën

- Advertisement1-

Më ka marrë malli të kem një mbledhje për fillimin e vitit shkollor, ku të jenë rreshtuar të gjithë mësuesit si një armatë e gatshme për të luftuar me injorancën, për të shërndarë dije.

E dini, ato mbledhjet ku orët ndahen sipas pikave të udhëzimit dhe jo “preferencave të drejtorit” apo të bashkisë…

- Advertisement -

( se çfarë hynë bashkia tek orët një zot e di)

Ku njeriu ndihet krenar që është mësues, se mban aromë dinjiteti, krenarie, përkushtimi, mëshire,dashurie, mirësie, ku ndihesh njeri.

Më ka marr malli për një takim zyrtar nga ato ku lexohen udhëzime, ndahen detyrat, kompetencat, shtrohen diskutime, synimet e objektivat… ku secilit i jepet haku në dorë…

Më ka marr malli të shoh një drejtor që lexon ligjet, që jua di kuptimin, që i zbaton, që flet qetë, pa arroganë, pa përçmim, me arsyje, pa ulur veten, as kolegun… ashtu paqshëm.

-Më ka marrë malli të ndihem mësuese, të gëzohem se po nis puna, të gëzohem se do të takoj fëmijët, se do të udhtojmë së bashkë në faqet e librave, të ndihem e rëndësishme se do të kontriboj në kultivimin e vlerave, tek njeriu i ri, tek brezi që do të sjellë ndryshimin…

Ngelëm lidhur me “fatin” poshtë “gijotinës” së pushtetit…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...