Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim me pozicione pune të ndryshme si; inspektore, drejtoreshë, nëndrejtoreshë, mësuese.
Nga këto 9 vjet kam qënë drejtuese në një shkollë 9 vjeçare me 420 nxënës, të cilët vinin nga zona të ndryshme, nga gjendje jo të mira ekonomike dhe familje me nevoja të veçanta.
Në asnjë rrethan se kam lejuar bullizimin si fenomen. Dikush thotë si e bëje dhe si kontrollohet?
E para, si drejtuese kam pas një staf mësuesish fantastik, profesionist që e dashuronin punën e tyre, humanist me zemër të madhe, dhe vigjilent për çdo ndryshim apo luhatje humori nga nxënësit e kemi trajtuar bashkë me delikatesë dhe ndërhyrje të shpejtë.
E dyta, nga aktivitetet e ndryshme artistike, kulturore dhe me forma humanitare. Një prej tyre ka qënë mbledhja e ushqimeve dhe rrobave për të ndihmuar familjet në nevojë. Të gjithë nxënësit pa përjashtim sillnin dikush një shishe vaj, pako kripë, miell apo shqer që në fund paketoheshin prej tyre dhe po prej tyre me mësuesit kujdestar dërgoheshin tek familjet në nevojë, deri në 150 pako kemi bërë çdo vit…
Edhe sot i njoh me emër, mbiemër dhe rrezultate në mësime të gjithë nxënësit e mi, dhe familjet e tyre, kjo punë bëhet me dashuri dhe arsimin duhet ta shohësh si mision, jo punë për të marr një rrogë.
Thash t’i shkruaj dy rreshta duke u nisur nga rasti i fundit i vajzës që u vetvra si shkak i bullizimit nga shokët dhe mësuesit, nisur nga gjendja e saj e vështirë ekonomike. Më erdhi keq për humbjen e jetës pa e nisur mirë, por shumë turp nga të gjithë ata që e cuan në këtë vendim makabër, shumë dhimbje ndiej për varfërin e shpirtit dhe ligësin që njerërzi kanë. Që gëzohen me dhimbjen që i shkaktojnë tjetrit.
Jo të gjithë ia dalin të durojnë dhe t’u kthehën bullizuesve me të njëjtën formë.
A kam provuar bullizëm?
Po sigurisht, që ditën që më shkruanin “zysha e malit” ishte një formë bullizimi, se gjasme do më zvoglonin personalitetin, do më intimidonin, por asnjë moment si kam lejuar të gëzojnë nga vuajtja që mundohen dhe sot të shkaktojnë. Asnjë herë nuk jam ndier e vogël para urrejtjes së tyre. E gjitha kjo don kurajo dhe shpirt luftarak.
Ndoshta askujt nuk do i hyjë në punë kjo që po shkruaj, por dua t’u them si kolegëve të mi, nxënësve që bëjnë bullizëm ndaj shokve të tyre mos të harrojnë se keni një zot lart i cili na sheh dhe gjykon.
Ndoshta nuk keni mundësi të ndihmoni, por mos lejoni të bullizohen qeniet njerëzore. Askush nuk do të jetë i varfër, as i shëmtuar, as i veshur keq, por të gjithë jemi aq sa mundësi kemi dhe duhet të jemi krenar për djerës e prindërve tanë dhe mundin tonë, për atë që kemi arritur në jetë.
Ngushëllime familjes!
Uroj të ndërgjegjësoheni nga këto raste dhe të rrisni vigjilencën, por dhe t’i parandaloni…që të mos keni ngjarje të tilla që trondisin shpirtin.
Jeta është e shenjtë dhe veç zoti mund të na e marr…