E enjte, 27 Shkurt, 2025

Nga mësuesja Samile Sadrija: Në vend që të fokusojmë energjinë në protesta, të ofrojmë një arsim sa më cilësor për nxënësit

- Advertisement1-

Kolegë të nderuar,

🗓️Jemi përpara një periudhe të rëndësishme, ku përgatitjet për licencimet e ardhshme kërkojnë angazhimin dhe përkushtimin maksimal të secilit prej nesh.

- Advertisement -

Profesioni ynë nuk është thjesht një punë, por një mision fisnik që kërkon përgjegjësi të lartë ndaj nxënësve tanë dhe shoqërisë në tërësi. Të angazhohemi me përkushtim të plotë dhe të tregojmë profesionalizëm në çdo hap. Të kryejmë detyrat tona me përpikëri dhe të planifikojmë sa më mirë për licencimet, duke treguar aftësitë dhe përgatitjet që na dallojnë si mësimdhënës të përkushtuar.

📝Në vend që të fokusojmë energjinë në protesta apo forma të tjera pakënaqësie, le ta përqendrojmë atë në përmirësimin e aftësive tona dhe në ofrimin e një arsimi sa më cilësor për nxënësit tanë. Përmes punës së palodhur dhe rezultateve të larta, do të arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta dhe të fitojmë respektin që meriton profesioni ynë.

P.s
🔴Në fund të fundit, janë nxënësit tanë dhe e ardhmja e tyre që përfitojnë nga përkushtimi ynë.

/AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...