Nga mësuesja Mimoza Rexhvelaj: Shkollat e reja pa zëra nxënësish – klasat bosh

- Advertisement -

Çdo shtator, qeveria inaguron shkolla të reja me “standardet më europiane”. Fasada të ndritshme, tavane të larta, teknologji dixhitale… por klasat janë bosh.

- paragrafi 1 -

Nuk ka zëra fëmijësh, nuk ka hapësira të mbushura me gazin e tyre, nuk ka ëndrrat që duhen ushqyer.

- Advertisement -

Në Malësinë e Madhe këtë vit hyjnë në klasën e parë diku te 150 fëmijë.

Pyetja që i bëra vetes time në heshtjen që më vret nga brenda:” A na mjaftojnë 150 abetare për të mbushur gjithë këto shkolla të reja?!”

Kur të gjithë e dimë se kemi kapacitete dhe mund të strehojnë mijëra…

- Advertisement -

Fshatrat boshatisen, familjet largohen dhe çdo betejë për dije duket sikur është e humbur para se të fillojë.

Kjo e sotmja nuk është thjesht mungesë nxënësish,jo, jo… kjo është një dramë kombëtare, është tingulli i një këmbane që bie prej vitesh: “SHPOPULLIM” dhe askush se dëgjon…askush nuk reagon.

Fatkeqësisht ende nuk ka asnjë masë reale për ta ndaluar këtë ikje masive, apo një plan shpëtimi…

Shqipëria humbet çdo ditë të ardhmen e saj. Brezat e rinj po ikin. Fshatrat që dikur gjallëronin me zërin e fëmijëve, tani po shndërrohen në kujtime.

Kultura jonë po shndërrohet në histori, që do t’i shijojmë vetëm mes fotove të vjetra dhe përrallave “na ishte një herë”.

Ndërtimi i shkollave pa nxënës është një spektakël politik, ndërsa realiteti është i thjeshtë dhe i hidhur: vendi po plaket, fshatrat dhe qytetet po boshatisen dhe ëndrrat e rinisë po shuhen.

Ironia më e hidhur nuk është vetëm ajo e qeverisë, por ironia jonë, se shohim muret e bukura bosh dhe e dimë se vendi po shpopullohet, pra këto mure janë vetem fasada e një vendi ku drama e ikjes shfaqet në të gjitha format e saj dhe askush nuk i kërkon llogari skenaristit,për gjithë këtë dhimbje…

Pyetjet e mia janë pa përgjigje…

-Kush do t’i mbushë, këto shkolla një ditë me jetë?

-Kush do të mbajë Shqipërinë gjallë, kur fëmijët e saj largohen?

-Kush do t’i rikthejë zërin e lojërave, zërin e shkollës, zërin e një të ardhmeje, që po humbet para syve tanë?

Më thoni: Kush?!

  • Autorja është mësimdhënëse në Malësinë e Madhe në Shqipëri