Nga mësuesja Luljeta Limanaj: Mos ma përbaltni 7 Marsin

- Advertisement5 -

7 Marsi është festa e shpirtit tim.

- paragrafi 1 -

Është dita që më rikthen te misioni im jetësor, te mesuesia — profesioni më i vyer, më fisnik dhe më njerëzor.

- Advertisement - M1

Mësuesit janë misionarët e parë të njerëzimit.
Siç thoshte Konfuci: Nëse do një shtet të fortë, duhet të ndërtosh më parë mendjen dhe shpirtin e njerëzve të tij — dhe këtë e bëjnë mësuesit.

Mësuesi nuk ushqen vetëm trurin e nxënësit, por edhe shpirtin e tij: virtytet, ndershmërinë, dashurinë për dijen, respektin për tjetrin.

Por prej disa vitesh, sa herë afrohet 7 Marsi, më pushton një ndjenjë e përzier:
dashuri e pakushtëzuar për profesionin tim të shenjtë,
keqardhje për shpenzimet e panevojshme të prindërve,
dhe zemërim për mënyrën se si disa media e përbaltin këtë festë të shenjtë.

- Advertisement - m2

Kam nostalgji për 7 Marsin e dikurshëm,
kur nxënësit të uronin me fjalët e tyre të ndjera, të ardhura drejt e nga zemra,
të shkruara aq bukur,
dhe me një lule të freskët në dorë —
një lule që mbante aromën e natyrës,
aromën e shpirtit të tyre,
mendimin e bukur që donin t’ia dhuronin mësueses së dashur.

Ne, mësuesit, jemi modestë.
Të gjerë në shpirt.
Të dashur me fëmijët.
Të palodhur në punën tonë.

Çdo nxënësi i falim një pjesë të shpirtit tonë.
Nxënësit janë pjesë e familjes sime:
arritjet, shqetësimet dhe nevojat e tyre i mbaj në mendje e në zemër, çdo ditë.

Prandaj, çdo 7 Mars dua që kjo ditë të jetë:
e dlirë,
e pastër,
e dashur,
pa dhurata materiale,
pa zhurmë,
pa deklarata përbaltëse.

Vetëm me respekt.
Vetëm me mirënjohje.
Vetëm me shpirt të pastër.

Gëzuar 7 Marsin!
Gëzuar festën tonë të shenjtë!

Autorja është mësuese e Arsimit Fillor Shkolla 9-vjecare “Marie Kaçulini”, Durrës

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara