E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nga mësuesja Irida Xhura: Këshillat e vlefshme për një fillim të mbarë shkollor

- Advertisement1-

Ndonjëri prej jush me siguri po mendon se nuk ka më asgjë të re në profesionin e tij shumëvjeçar, por çdo vit shkollor na ka dëshmuar të kundërtën.

Frymëzojeni veten me dashuri, vlerësim dhe entuziazëm për punën. Kjo do të reflektohet edhe në klasat tuaja.

- Advertisement -

Të dashur kolegë,

Shtatori shënon fillimin e vitit të ri shkollor për ju dhe për nxënësit. Ju e dini se fillimet e përvojave të reja janë gjithmonë të shoqëruara me emocione. Ndonjëri prej jush me siguri po mendon se nuk ka më asgjë të re në profesionin e tij shumëvjeçar, por çdo vit shkollor na ka dëshmuar të kundërtën.

Për një fillim të mbarë na duhet shumë dëshirë për punën, vullnet për të dhënë më të mirën tonë, durim e kthjelltësi për sfidat e reja.

Rregulli 21/90

(Nevojiten njëzet e një ditë për të krijuar një zakon dhe deri në nëntëdhjetë ditë për ta bërë atë një ndryshim të përhershëm të stilit të jetesës.)

Mendoni që nxënësve do t’u duhen 21-90 ditë për të ndryshuar krejtësisht rutinën e tyre e për t’u përshtatur në rutinën e re, atë ku shkolla është prioritet. Jepuni atyre kohë.

- Advertisement -rrrrrrr

Krijoni një mjedis ftues dhe miqësor

Klima pozitive është shtysë për ta frekuentuar shkollën me dëshirë. Për këtë, në ditën e parë të shkollës, mund t’u vendosni nxënësve mbi bankë një letër/kartolinë më një shkrim motivues. Një gjest fare i vogël mirëseardhjeje do t’u japë shumë ngrohtësi dhe besim. Të gjithë kemi nevojë për këto.

Pak vëmendje dhe kurajë do të ndihmonte shumë. Disa mund të jenë duke hasur vështirësi për t’u përshtatur me shkollën e re, me mësuesit apo me gjuhën, ndaj mos harroni se mbështetja emocionale vjen e para. Për këtë mund të përdorni metodat që kanë në qendër punën me grupe e që mund të nxisin shoqërizimin.

Planifiko, organizo, komuniko

Nxënësit nuk i njohin metodat tuaja të mësimdhënies, kriteret e vlerësimit dhe pritshmëritë që keni. Bëjuani me dije nxënësve që në orët e para mësimore! Mund t’i jepni secilit një letër me temat e projekteve apo me listën e librave të detyrueshëm për lexim, me afatet kohore dhe objektivat që duhet të realizojnë. Kjo do t’i ndihmojë me menaxhimin e jetës shkollore.

Shkolla është hapësira e zhvillimit individual, social dhe kulturor

Shmangni qasjen për ta bërë shkollimin një “sport” konkurrues duke u fokusuar te notat. Kultura jonë është e rrënuar nga konkurrenca në të gjitha fushat e jetës. Le ta mbrojmë përvojën shkollore të nxënësve tanë nga kjo konkurrencë duke u fokusuar te dhuntitë dhe talentet e tyre e duke shmangur krahasimet me të tjerët.

Në fund, por nga këtu nis shumëçka:

Frymëzojeni veten me dashuri, vlerësim dhe entuziazëm për punën. Kjo do të reflektohet edhe në klasat tuaja. Uroj që ta shijoni përvojën e këtij viti dhe t’i krijoni vetes e të tjerëve përreth mundësinë e kujtimeve të bukura.

Miqësisht,

Irida Xhura, mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...