Nga mësuesja Aurora Merxhani: Fjalët janë të pakta për të shprehur dashurinë që kam për nxënësit e mi

- Advertisement -

Çfarë të them për nxënësit e mi? Fjalët janë të pakta për të shprehur vlerësimin dashurinë që kam për ta.

- paragrafi 1 -

Ashtu si nëna që i sheh fëmijët me shume dhembshuri dhe nxënësit e mi të tërë janë të veçantë për mua.

- Advertisement -

Do ta filloj me yllin e bukur që ndodhet në fillim, majtas.

Selimi është një fëmijë i shkathët, i qeshur dhe shumë i dashur. I pëlqen shumë natyra dhe ka shkrim shume te bukur.

Ari është gjeniu që flet gjuhë të huaja në mënyrë perfekte,ka talent të rrallë për pikturë,por është dhe mjaft shakaxhi.

- Advertisement -

Foti është fotomodeli i klasës, i shkëlqyer në matematike dhe ka një intuitë fantastike.

Kristi është gjeniu i gjithanshëm.Ka qenë dobesia ime që në klasë të parë, sepse kam parë diçka të veçantë tek ai që atëherë.

Ida është bukuroshja mendjendritur dhe zemërmirë që flet si një e rritur dhe ka syte me të bukur në botë.

Ardeta ngjan me një engjëll, është e ëmbël, e dashur, e sjellshme dhe fjalëpakë, por shumë e përkushtuar me mësimet dhe mëson krejt e vetme.

Reta bukuroshja zeshkane binjakja e Fotit qe ka aftësi shumë të mira në krijimtari ka dhe një qetësi të admirueshme plot fisnikëri.

Këta jane nxënësit e mi të cilët i dua aq shumë!

Njësoj si dy fëmijët e mi Aldi dhe Lea.

*Fotot e nxënësve janë publikuar me leje të prindërve

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.