E hënë, 20 Janar, 2025

Nga mësimdhënësi Xhafer Avdyli: Menaxhimi i disiplinës në shkollë – klasë

- Advertisement1-

Shkrim për AlbanianEducation.net nga Xhafer Avdyli-mësimdhënës – Koordinator i cilësisë

Çfarë rëndësie ka disiplina në mbarëvajtjen e orës mësimore? Rregulli është i nevojshëm në klasë sidomos kur zhvillohen veprimtari që ndihmojnë të nxënët. Mësimdhënia cilësore, përbën zemrën e vendosjes së disiplinës.

- Advertisement -

Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar të nxënët e efektshëm të nxënësve. Për këtë çështje ka botime të panumërta në vendet me arsim të përparuar.

Rregulli është i nevojshëm në klasë sidomos kur zhvillohen veprimtari që ndihmojnë të nxënët. Çështja më e rëndësishme që duhet të mbahet në mendje për disiplinën është që krijimi i rregullit të nevojshëm ka të bëjë më shumë me mjeshtëritë e mësimdhënies së suksesshme në përgjithësi, sesa me korrigjimin e sjelljeve jo të përshtatshme të nxënësve.

Nëse veprimtaritë në klasë planifikohen mirë, paraqitja e mësimit mban të përqëndruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe përfshirjen e plotë të tyre. Nëse veprimtaritë kanë karakter të tillë, që ofrojnë mundësi reale për arritje të suksesshme, atëherë rregulli i duhur vendoset si pjesë e këtyre cilësive.

Në thelb, mësimdhënia cilësore, përbën zemrën e vendosjes së disiplinës. Sjellja e padëshirueshme e nxënësit mund të ndodhë nga koha në kohë, madje, edhe në orët e mësimit të mësuesve më të zotë; e atyre u duhet të merren me të.

Do të ishte gabim të vështronim disiplinën si diçka që ka të bëjë vetëm me sjelljen e padëshirueshme të nxënësit, e ndarë kjo nga mësimdhënia në përgjithësi.

Do të ishte gabim akoma më i rëndë, nëse mësuesi do të përpiqet të vendosë disiplinën, duke u përpjekur të imponohet dhe të ngjallë ndjenjën e frikës tek nxënësit, si një mënyrë për të zvogëluar sjelljen e keqe.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërmarrja e një veprimi të tillë është e padëshirueshme, jo vetëm sepse ai do të prishë krijimin e klimës së nevojshme pozitive në klasë që ndihmon të nxënit efikas, por edhe sepse ajo largon vëmendjen e mësuesit në zhvillimin e mësimit, si një nga mënyrat kryesore për vendosjen e rregullit.

Natyra e sjelljes së padëshirueshme të nxënësit. Rastet e sjelljes së padëshirueshme të nxënësit janë jo të pakta dhe, si të tilla, duhen trajtuar me kujdes nga mësuesi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...