E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga mesazhet intime tek marrëdhënie në parkingun e shkollës: Mësuesja abuzon seksualisht me nxënësin 14-vjeçar

- Advertisement1-

Një mësuese në Uells, e quajtur Katie Elizabeth Smith, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë 14-vjeçar.

Para ngjarje ajo i dërgonte vazhdimisht foto nudo me mesazhe. Sipas dëshmive të dhëna, sapo 14-vjeçari ka dalë nga klasa, mësuesja ka nxituar drejt tij duke filluar ta prekë e puthë.

- Advertisement -

Në fund i la mesazhin që “mos fol, se do futesh në telashe”. Djali i cili nuk ishte student i Smith u kthye në klasë pas takimit të tyre, por makthi i tij nuk kishte mbaruar me kaq.

Pasi ai ishte takuar sërish me mësuesen në parking dhe aty kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Smith u arrestua dhe u akuzua për aktivitet seksual të paligjshëm me një të mitur, sulm të pahijshëm ndaj një personi nën moshën 16 vjeç dhe marrëdhënie seksuale të qëllimshme, ndërsa i tha gjykatës se djali ishte ai që e joshi atë, duke u përpjekur të fajësonte 14-vjeçarin.

30-vjeçarja u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg pas akuzave ndaj saj, por në shkurt Gjykata e Apelit në Uellsin e Ri Jugor ia uli dënimin me 18 muaj dhe tani ajo është e lirë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....