E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nga Marsida Simo: Edukimi në kopsht dhe rëndësia e mësuesit

- Advertisement1-

Nga Marsida Simo (Sociologe)

Nëse do pyesnit se ku do investoja më shumë për fëmijën tim duke krahasuar kopshtin apo Universitetin, do thoja me siguri kopshtin.

- Advertisement -

Procesi i edukimit dhe rëndësia që ka kopshti në formimin dhe zhvillimin e fëmijës është thelbësore në të ardhmen e tij psiko-sociale dhe akademike.

Faktikisht në vendin tonë i jepet më shumë vëmendje arsimit universitar dhe atij parauniversitar. Madje edhe kur flitet për vlerësimin, sidomos edukatoret e kopshteve e kanë disi më të ulët vlerësimin dhe rëndësia e tyre sikur zbehet duke menduar se ata merren me fëmijë dhe nuk kërkohet prej tyre ndonjë formim i specializuar. Por kjo është një mendësi e gabuar sepse edukatoret kanë në dorë formimin e individit dhe brumësimin e tij.

Përfitimi i dërgimit të fëmijës në një kopsht cilësor është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në të ardhmen. Fëmijët që kanë rezultate më të larta në shkollë e kanë nisur që në kopsht procesin e të mësuarit, dhe kryesisht dashurinë për librat dhe dijen.

Si e ndihmon kopshti fëmijën konkretisht?

Zgjedhja e kopshtit të duhur të do të pasuronte përvojën e të mësuarit të fëmijës. Një program i ndërtuar mirë në kopsht, do t’i ofronte fëmijës tuaj një larmi përvojash mësimore që janë argëtuese dhe të orientuara drejt të mësuarit në të njëjtën kohë. Interesi i fëmijës për të mësuar dhe kurioziteti sesi funksionojnë gjërat, do të rriteshin. Dhe kjo realizohet përmes ekspozimit ndaj botës së jashtme apo ndërthurjes mes teorisë dhe praktikës. Kopshti i mirë i prezanton vogëlushëve ide të reja, zhvillon aftësi për zgjidhjen e problemeve, së bashku me aftësitë si

– koordinimi dhe bashkëpunimi me të tjerët

- Advertisement -rrrrrrr

Bashkëpunimi me të tjerët mësohet që herët tek fëmijët dhe madje kultivohet hap pas hapi, vite më vonë. Fëmija ka nevojë të kuptojë që nuk mund të jetojë i izoluar apo vetëm në një rreth të ngushtë siç është familja. Ai duhet të ndërveprojë edhe me të tjerët, të ndajë, të japë dhe të marrë udhëzime.

– respekti ndaj të tjerëve

Respekti ndaj tjetrit është po aq e rëndësishme sa dashuria. Fëmijët ndërtojnë konceptin e respektit edhe në familje, ndërsa në kopsht e përforcojnë atë.

– empatia

Empatia është një nga vlerat më të rëndësishme e cila ruan ekuilibrin në shoqëri dhe e bën fëmijën të zbusë konfliktet dhe të jetë tolerant. Situatat e përditshme dhe të larmishme në kopsht e nxisin fëmijën drejt kësaj vlere.

– zhvillimi i aftësitë gjuhësore

Prindërit shprehen shpesh herë me të drejtë se kopshti i ka ndihmuar fëmijët e tyre në pasurimin e fjalorit, apo kanë nisur të flasin edhe më shumë. Fëmijët si imitues shumë të mirë shohin dhe dëgjojnë njëri tjetrin dhe mësojnë çdo ditë fjalë të reja. Megjithatë kjo do një udhëheqës shumë të mirë e cila është mësuesja.

– forcimi i vetëbesimit

Prindërit janë të parët të cilët e kultivojnë vetëbesimin tek fëmijët e tyre, ndërsa kopshti e përforcon ose e hedh poshtë. Nëse fëmijët shihen dhe trajtohen në mënyrë të veçantë (sepse çdo fëmijë është unik) dhe jo në grup, vetëbesimi realizohet më së miri.

– shprehja e krijimtarisë përmes artit, vizatimeve, punës së dorës etj.

Ndoshta duket sikur të gjithë fëmijëve iu pëlqen piktura, por nëse ka mësues të kualifikuar, mund t’ia nxisë këtë aftësi fëmijës ose ta përdorë për metodë për t’ia ndërlidhur me njohuritë teorike. Madje një mësues i mirë vëzhgon dhe kupton edhe gjendjen emocionale të fëmijëve përmes asaj që fëmijët kanë vizatuar.

– zhvillimi i aftësive akademike si leximi, shkrimi dhe numërimi

Dashuria për librin nis në familje, por faktikisht jo të gjithë prindërit kanë mundësi apo formim për t’ia mundësuar fëmijës këtë aspekt. Ndaj një mësues i mirë di si të përafrojë fëmijën dhe librin së bashku.

Intervista me prindër

Për këtë çështje janë marrë në intervistë 3 nëna të cilat kanë ndarë eksperiencën e tyre për kopshtet. Secila prej tyre ka zgjedhur kopshte të ndryshme duke u nisur nga ekonomia, perspektiva edukative që ofron kopshti apo vendndodhja.
M. 33 vjeç ka vajzën në kopsht privat në Tiranë.

“Unë kam zgjedhur kopsht privat sepse më duken më të përkushtuar. Programin e kanë sipas modelit Montessori dhe unë e pëlqej shumë këtë metodë edukimi. Fëmija im mëson përmes lojës dhe ndërveprimit me moshatarët e tij. Mësueset janë të përkushtuara dhe mbajnë kontakt me ne prindërit që të kuptojnë veçantinë e secilit fëmijë që t’i përshtatin edhe nevojat.”

B. 27 vjeç e ka vajzën në kopsht publik në Tiranë.

“Nuk është se e kam menduar më parë publik apo privat sepse automatikisht vendosi ekonomia jonë. Një kopsht privat kushton më shumë dhe sërish nuk më jep siguri që fëmija im edukohet më mirë. Madje kam idenë se për të fituar më shumë para, kopshtet private mund të kursejnë në ushqim duke mos iu servirur atë më cilësorin. Pastaj publiku besoj është më i kontrolluar nga institucionet e tjera shtetërore.”

V. 25 vjeç e ka djalin në kopsht privat në Durrës.

“Djalin e kam në një kopsht privat afër shtëpisë. Të them të drejtën nuk është kopsht i regjistruar mesa di, se nuk ka dhe shumë që është hapur. Grupi djalit ka rreth 7 fëmijë që i mban një edukatore. Ajo që nuk më pëlqen është se janë moshë e ndryshme dhe nuk është se kanë program fikse. Kam rënë dakort kështu se e kam afër, çmimi është i përballueshëm dhe ma mbajnë edhe pak më shumë se ora 5 nëse vonohem nga puna.”
Si përfundim, mund të theksohet se me të drejtë prindërit e kanë të vështirë të zgjedhin një kopsht cilësor, pasi dhe kjo kushtëzohen nga shumë faktorë të cilët janë pengues, si mungesa e informacionit, kostoja e lartë, largësia nga vendbanimi etj. Ajo që do të kishte rëndësi është që të gjitha kopshtet të kishin një program të miratuar nga institucionet përkatëse dhe t’i jepet më shumë rëndësi kualifikimit të mësuesve. Dhe kur flitet për trajnime, jo vetëm nga ato të cilat përmbajnë numra kreditesh, por ato që e aftësojnë dhe i rrisin profesionalizmin. Nga ana tjetër mësuesit e kopshteve kanë nevojë edhe për paga dinjitoze. / Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...